Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit, delegacioni i BE në Tiranë: Shqiptarët të votojnë, s’do tolerohet dhuna

28 Qershor 2019, 10:03 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit, delegacioni i BE në Tiranë: Shqiptarët

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, iu kërkon qytetarëve shqiptarë që të votojnë më 30 qershor.

Në një reagim për mediat, BE deklaron se protesta e 21 qershorit ishte e qetë, dhe të njëjtat vlera duhet të ruhen edhe më 30 qershor.

Aktet e dhunës do të jenë të papranueshme deklaron delegacioni. Reagimi i delegacionit të BE, është i dyti pas atij të OSBE, që vuri theksin në një dialog pa parakushte.

DEKLARATA E PLOTË

Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen.

Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor 2019 ishte e paqësore dhe të njëjtat parime dhe vlera demokratike duhen ruajtur këtë fundjavë. Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitjeje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo lloj rrethane.

Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese. Procesi i votimit do të vëzhgohet nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE/ODIHR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të kapërcyer situatën aktuale politike në mënyrë që t’i përqëndrojnë përpjekjet e tyre në mbështetjen dhe konsolidimin e progresit të bërë nga Shqipëria deri më tani në procesin e reformave në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.

Deklarata e BE vjen 2 ditë para zgjedhjeve lokale ku opozita nuk merr pjesë. Dje presidenti dekretoi një datë të re zgjedhjesh, që është 13 tetor 2019.

Dekreti i presidentit sërish nuk është njohur nga PS, ndërkohë që opozita është e dyzuar. Lulzim Basha tha dje se PD nuk merr pjesë në asnjë palë zgjedhje me Ramën, ndërkohë që LSI njohu 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i be zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 delegacioni i be zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll