Politike

Paralajmërimi i Lefter Maliqit: Në këtë verë të nxehtë, 30 Qershori do jetë ditë e zezë

28 Qershor 2019, 09:38 Nga DOSJA
Paralajmërimi i Lefter Maliqit: Në këtë verë të

Tiranë- Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend. Ai  është shprehur se zgjedhjet e 13 tetorit janë ditë shprese për ndryshimi për shqiptarët. Ndërsa për 30 qershorin ai është shprehur se ditë e zezë dhe fundi i kalorësit të Rilindjes se krimit e bandave. Sipas tij 1 korriku është ditë e bardhë për shqiptaret.

Reagimi i plotë:

13 Tetori,dite shprese,kthese,besimi,ndryshimi. Te dashur miq socialist e demokrat ju uroj nje fundjavë të qetë prane detit,prane njeri tjetrit ne paqe te plot larg Rilindjes krimit ,larg qëndrave te votimit monist.13 Tetori eshte shume afer se bashku te ndryshojme Qarkun Berat dhe gjithe vendin duke u kthyer besimin socialisteve dhe demokrateve me zhvillim ekonomik,rend,siguri,investime,thjeshtesi,humanizem,mbeshtetje,kthim besimi e shprese per sherbim ndaj jush,kthim demokracie,paqe mes njeri tjetrit dhe realizimin e aspiratave drejt BE.Rilindja ska lidhje me socialistet as me shqiptaret.Arroganca ,ironia,gjakftohtesia e kaloresit te rilindjes dhe oligarkeve te tij ne keto dite te nxehta vere dhe politike jane tipare te krimineleve e banditeve gjakftohte dhe jo te elites politike qe drejton qeverin dhe i sherben qytetareve. 30 Qershori dite e zeze dhe fundi i kalorsit te Rilindjes se krimit e bandave, 1 korriku dite e bardh per shqitaret,zoti ju bekofte me bashkim e paqe mes njeri tjetri pa dallim politik,etnik e fetar.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Këtë Rama e quajti çmendurinë e dytë të Presidentit. Por Meta gjatë mbrëmjes i dërgoi një letër publike Ramës ku i kërkon që të reflektojë lidhur mbi datën e zgjedhjeve lokale. Rama letrën e Metës e quan një letër dashurie.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lefter maliqi zgjedhjet e 30 qershorit lefter maliqi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll