Politike

Lleshaj e shkarkoi, reagon Zef Hila: E kanë keqinfomuar, nuk isha në protestë

28 Qershor 2019, 10:39 Nga DOSJA
Lleshaj e shkarkoi, reagon Zef Hila: E kanë keqinfomuar, nuk isha në

Shkodër- Ndizen edhe më keq tensionet. Ministri Sandër Lleshaj ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë në Vaun e Dejës, Zef Hilën, pas djegies së KZAZ nr.6 në Bushat. Në lidhje me këtë lajm Zef Hilën është shprehur se nuk është në dijeni ende zyrtarisht.

Ai ka theksuar se nuk ka qenë fare prezent në protestë, madje sipas tij ka dhënë udhëzime që ajo të ishte paqësore.

“Nuk jam dijeni të lajmit të shkarkimit. Në atë moment unë nuk kam qenë prezent. Kam dhënë udhëzime që protesta të ketë qenë paqësore. Ajo është organizuar nga shoqëria civile. Unë nuk kam qenë as në protestë. Nuk kam asnjë lloj informacioni. Unë nuk jam djeni të një veprimi të tillë, Lleshaj nuk ka informacionet e duhura për një gjë të tillë. Lleshaj mund të jetë dezinformuar.”, është shprehur ai.

Pasditen e djeshme, fill pas disa orësh që presidenti Ilir Meta dekretoi një datë të dytë për zgjedhjet lokale, tensione të forta nisën në Bushat të Shkodrës, aty ku mbështetës të PD, dogjën shkollën ku ishte vendosur KZAZ nr.6 dhe materialet zgjedhore. Nga sulmi me molotov u plagosën 3 policë, por PD dhe LSI u distancuan nga sulmi. Dy partitë opozitare akuzuan qeverinë për djegien e KZAZ, deklaratë që për kryeministrin Edi Rama ishte një shenjë e dëshpërimit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sander lleshaj shkarkohet zef hila tensionet në kzaz bushat zgjedhjet e 30 qershorit sander lleshaj shkarkohet zef hila tensionet në kzaz bushat zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll