Politike

Ish-deputeti i PD publikon peticionin e mjekëve: Po largohen nga vendi, nuk kanë kushte

28 Qershor 2019, 10:08 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PD publikon peticionin e mjekëve: Po largohen nga vendi, nuk

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka publikuar sot një peticion të mjekëve të cilët do të pezullojnë për 24 orë shërbimet në QSUT. Shehu shkruan se gjysma e mjekëve specializantë që realizojnë një volum të madh pune në klinikë në spitalet ku punojnë dhe nuk marrin asnjë pagesë.

POSTIMI I PLOTË

Qeveria i detyron mjeket te largohen nga vendi. Peticioni i mjekeve specializante eshte i qarte dhe i drejte, ne kerkesat e tij minimale. Rreth gjysma e mjekeve specializante, qe realizojne nje volum shume te madh pune klinike ne spitalet ku punojne, jane me “kuota te lira”, pra pa asnje pagese.

Te tjeret marrin nje pagese minimale prej 40000 Leke ne muaj. Nderkaq ju paguhet vetem nje numer i vogel sherbimi te rojeve, te cilat do te benin kolaps pa ata. Dhe ne menyren me skandaloze ne shumicen dermuese nuk kane as te drejten e te ushqyerit apo te dhomave te pushimit gjate shebimit te rojes, elemente keto njerrezore, por dhe thelbesore.

Dhe ne fund per komedi, duhet t’i paguajne nje kompanie private te kontraktuar me PPP edhe per parkimin e makinave te tyre brenda territorit te spitalit. Pa dashur te shtoj edhe nje mije aresye te tjera madhore, qe po detyrojne mjeket tane te largohen nga vendi duke arritur nivelin prej 1 mjek per 1000 banore, nivel ky afer atij afrikano qendror, mendoj se te mesipermet mjaftojne per te kuptuar realitetin e sherbimit tone shendetesor dhe pse ai po braktiset.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike largimi i mjekëve nga shqiperia peticioni i mjekeve tritan shehu largimi i mjekëve nga shqiperia peticioni i mjekeve tritan shehu

Sondazh

Poll