Politike

“Nga vrasës i Ardit Gjoklajt te betonizimi”, Arlind Qori: Çfarë ndodh nëse votohet sërish Veliaj

28 Qershor 2019, 10:11 Nga DOSJA
“Nga vrasës i Ardit Gjoklajt te betonizimi”, Arlind Qori:

Tiranë- Arlind Qori ka reaguar ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe sipas tij ka përmendur 7 bëmat e tij.  Ndër të tjera Qori ka deklaruar edhe se çfarë mund të ndodhë nëse Veliaj zgjidhet sërish kreu i Bashkisë së Tiranës dhe thekson se mund të shkatërrohet qyteti i Tiranës.

Ai nuk ka ngurruar ta quajë Veliajn vrasësin e Ardit Gjoklajt dhe se ka betonizuar kryeqytetin.

Reagimi i plotë:

BËMAT E ERION VELIAJT

1. Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor i vrasjes së punëtorit adoleshent Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.
2. Erion Veliaj premtoi ZERO beton në Tiranë, por në katër vite dha 819 leje ndërtimi.
3. Erion Veliaj rriti me 45% çmimin ujit dhe 33% çmimin e biletës së autobusit, por as autobusi dhe as uji nuk vijnë në orar.
4. Erion Veliaj premtoi parqe dhe gjelbërim, por shkatërroi kënde lojërash si 7 Xhuxhat dhe parqe si ai i rrugës së Kavajës, duke kontribuar që Tirana të jetë kryeqyteti më i ndotur në Evropë.
5. Erion Veliaj premtoi shërbime për qytetarët, por shkatërroi mbi 1000 shtëpi dhe dhunoi qytetarë, shitës ambulantë e protestues.
6. Erion Veliaj premtoi kursime dhe ndershmëri në punët publike, por dha tendera e leje ndërtimi për oligarkë si Kastrati, Fusha etj.

– Çfarë ndodh nëse voton Erion Veliajn?

VELIAJ SHKATËRRON SHËRBIMET E QYTETIT
1. Çmimi i autobusit, i ujit, i qirave dhe taksat do të rriten edhe më, por jo cilësia e jetesës.

VELIAJ SHKATËRRON MUSHKËRITE E QYTETIT
2. Parku Rinia, Liqeni Artificial dhe Kopshti Botanik do të rrezikohen seriozisht nga biznesi i betonit.

VELIAJ SHKATËRRON HISTORINË E QYTETIT
3. Teatri Kombëtar, Teatri i Kukullave, Teatri i Opera dhe Baletit, Galeria e Arteve etj. do të shemben dhe mbi to të ndërtohen kulla.

– Ju bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve të Organizatës Politike dhe ndjekësve të faqes që t’i shpërndajnë sa më shumë këto të pabëra, në rrugë, në rrjete sociale e kudo. Artileria e rëndë propagandistike nuk i zhbën dot përgjegjësitë kriminale të Erion Veliajt!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arlind qorri erion veliaj zgjedhjet e 30 qershorit arlind qorri erion veliaj zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll