Politike

Letra e Metës, Rama: Më shantazhoi me dashuri të koduar, e nisi pas djegies së KZAZ në Bushat

28 Qershor 2019, 09:02 Nga DOSJA
Letra e Metës, Rama: Më shantazhoi me dashuri të koduar, e nisi

HIMARË-“Letër e koduar dashurie”, kështu e quajti kryeministri Edi Rama, letrën që presidenti i adresoi mbrëmjen e të enjtes. Në Himarë, aty ku mori pjesë në përmbylljen e fushatës elektorale për 30 qershorin, Rama foli indirekt për një shantazh nga kreu i shtetit.

Arsyetimi i kryeministrit ishte se letra e “dashurisë” së Metës u dërgua pak orë pasi në Bushat u dogj KZAZ. Mesazhi për kryeministrin ishte i qartë: Edi Reflekto, ose shiko çfarë bëjmë ne.

“Më kishte çuar dje një letër dashurie. Që çuditërisht Baba Xhikja ma çoi pasi u dogj KZAZ. Dashuri me kod, reflekto Edi se shiko çfarë po ndodh. Reflekto Edi, se shiko çfarë mund të bëjmë ne”-tha Rama.

Kryeministri iu përgjigj presidentit edhe për krahasimin me Ramiz Alinë, dhe shtyrjen e zgjedhjeve në ’91-in. Rama tha se Alia i shtyu zgjedhjet se populli ishte në këmbë.

“Më kujtoi Ramiz Alinë, po Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet se gjithë shqiptaria ishte në këmbë. Po kështu si erdhi puna, sot që Nishani na duket si Xhefersoni para Baba Xhikes, edhe Ramiz Alia na duket burrë shteti, po ku është populli këtu, populli i familjarëve të bashkiakut të Vaut të Dejës, apo populli i atyre që i mori në qafë një i pabesë, që i ccon njerëzit në burg, dhe për vete rri pi në klub. Ose ai tjetri që i çoi të digjte shkollën, dhe pastaj doli tha unë vajta për t’i qetësuar.”-tha Rama. 

Kryeministri e kishte një përgjigjie edhe për opozitën PD-LSI dhe distancimin e tyre nga djegia e KZAZ në Bushat. Rama tha: “Kanë dalë nga Lulzimi tek Fallxhorja, e thonë që KZAZ tek Vau i Dejës i dogji Rama me Sandër Lleshajn. Dmth, unë binda Zefin dhe vëllain e tij. Me kë tallen, kujt kujtojnë se po ia hedhin.”.

Deklaratat e kryeministrit vijnë 2 ditë para zgjedhjeve lokale ku opozita nuk merr pjesë. Dje presidenti dekretoi një datë të re zgjedhjesh, që është 13 tetor 2019.

Dekreti i presidentit sërish nuk është njohur nga PS, ndërkohë që opozita është e dyzuar. Lulzim Basha tha dje se PD nuk merr pjesë në asnjë palë zgjedhje me Ramën, ndërkohë që LSI njohu 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.

(F.G&A.B/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re zgjedhjeve edi rama ilir meta ilir meta leter publike edi rames data e re zgjedhjeve edi rama ilir meta ilir meta leter publike edi rames

Sondazh

Poll