Politike

Përleshja në ballkonin e PD, Bardhi: Nuk i njoh personat që dalin nga brenda selisë

13 Janar 2022, 21:11 Nga DOSJA
Përleshja në ballkonin e PD, Bardhi: Nuk i njoh personat që dalin

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se nuk i njihte personat që dilnin nga selia e PD-së dhe përlesheshin me protestues në ballkonin e katit të dytë. I ftuar në emisionin “Opinion” Bardhi la të kuptohej që ata ishin punonjës të gardës që ndodheshin brenda perimetrit të vijës së kuqe të zyrës së Bashës.

Pjesë nga diskutimi:

Fevziu: Kush janë këta persona që dalin nga selia e PD?

Bardhi: E para nuk dalin nga selia e PD. Ti ke qenë në selinë e PD dhe e kupton që ai ambjent ku kanë hipur është brneda perimetrit të vijës së kuqe të zyrës së kryetarit të opozitës dhe me rregullat e Gardës së Republikës besoj e kuptoni që një person…

Artan Hoxha: Janë gardistë?

Bardhi: Nuk i njoh.

Fevziu: Gardistë që godet me bisht kazme unë nuk di….

Bardhi: Disa nga zyrat anësore të selisë së PD-së janë thyer me atë drurin që ka në dorë ai zotëria. Dhe ato bishta kanë ardhur nga poshtë lart Partisë Demokratike. Sikundër në ambjentet e PD-së ka patur një numër të shtuar të punonjësve të gardës.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll