Politike

Mazniku: Projekti i kullave te selia e PD u propozua në 2016. Nuk ka lidhje me …

13 Janar 2022, 20:36 Nga DOSJA
Mazniku: Projekti i kullave te selia e PD u propozua në 2016. Nuk ka lidhje

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka përgënjeshtruar kryedemokratin Lulzim Bashën i cili një ditë më parë tha se projekti i kullave te PD, është projekti i 2013-ës i Sali Berishës, që ka lidhje me truallin te xhamia. I ftuar në Çim Peka Live, Mazniku tha se projekti i kullave që po përflitet aktualisht, është dorëzuar në Bashkinë e Tiranës në vitin 2016.

Ky projekt, tha Mazniku, është prezantuar nga pretenduesit e truallit në Bashkinë aktuale të Tiranës, ku nga Bashkia është thënë se fillimisht duhet të kenë dakordësinë me Bashën.

“Bashkia të gjitha lejet i merr në shqyrtim të një procesi në ligj dhe në përputhje me planin urbanistik të qytetit. Standard i aplikueshëm për çdo qytetar të vendit. Kjo nuk mund të ndalojë çdo njeri që ka një ëndërr, vizion, që të sjellë një propozim në Bashki. Kjo s’ka të bëjë nëse Bashkia e shqyrton apo jo. Bashkia vepron sipas planit urbanistik. Ajo është zonë e destinuar si zonë institucionale. Prej 2013 është pronë e PD, i është kaluar në administrim dhe është pasqyruar në planin urbanistik si zonë me institucione. Por kjo nuk ndalon askënd që të ketë ëndrrrat e tij. Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre. Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit. Projekti i kullave ndodhet në anën veriore të xhamisë, në drejtimin mes xhamisë dhe Parlamentit. Ndërkohë që kjo që kemi në krah është mes xhamisë dhe Bankës së Kursimeve ose BKT-ja”, tha ai.

Kalaja: Po te zona që njohim si objekti i BKT, ka kërkesë për leje ndërtimi dhe çfarë vendimi ka marrë Bashkia?

Mazniku: Nuk ka asnjë propozim për ndërtim në atë zonë dhe asnjë vendim të Bashkisë për atë zonë.

Gjokutaj: Ky truall ku ndodhet PD a ka një vendim të komisionit të kthimit të pronave për trashëgimtarët e Sadete Toptanit?

Mazniku: Nuk mund të përgjigjem për të drejtat e pronësisë në territorin e Tiranës. Kjo është një çështje që i përket Hipotekës apo institucioneve të drejtësisë. Unë mund të flas për planin urbanistik të qytetit.

Gjokutaj: Ju thatë që toka është pronësi të shtetit. Po në Hipotekë si figuron kjo sipërfaqe?

Mazniku: Nuk kam informacion.

Peka: A mundet Bashkia e Tiranës nëse plani rregullues e lejon, nëse pronarët kanë një projekt, nëse bashkia e Tiranës e shikon të arsyeshme, a mund të japë një leje të tillë pa aprovimin e atyre që e administrojnë selinë e PD?

Mazniku: Bashkia e Tiranës mund të japë leje vetëm në dy kushte: E para, të jepet në përputhje me plkanin urbanisitk. E dyta, pronarët e truallit të jenë dakord me atë lloj zhvillimi. Pronarë apo administratorë kush e menaxhon truallin në ato momente. Sipas ligjit, Bashkia e Tioranës ka vetëm dy elementë, përputhshmëria me planin urbanistik, është i gjetshëm online dhe element thelbësor është dakordësia e pronarëve ligjorë të truallit. Nuk flasim as kush është pronar i supozuar, i pretenduar apo admnistrator, por personai që ka emrin në Hipotekë, për zhvillimin e truallit. Pra, plani urbanistik dhe pronësia mbi truallin.

Peka: Nuk kërkohet miratimi i atyre që e kanë në përdorim këtë godinë?

Mazniku: Nëse dikush kërkon të marrë pronësinë mbi truallin, duhet të gjejë një dakordësi me atë që është përdorues i truallit. S’mund të spekuloj.

Koka: Kur është prezantuar kërkesa nga pronarët e tokës?

Mazniku: Është i hershëm.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arbjan mazniku çim peka arbjan mazniku çim peka

Sondazh

Poll