Politike

VD-DËSHMIA, Berisha: Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish më 8 Janar

13 Janar 2022, 12:46 Nga DOSJA
VD-DËSHMIA, Berisha: Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kryedemokrati Lulzim Basha është i rrethuar nga një bandë vrasësish. Berisha në një deklaratë me gazetarët, tha se Basha e shëndrroi PD-në në një seli që nuk ekziston, pasi ishte i gatshëm që të prishte selinë për kullat që do ndërtohen aty.


“Nuk duhet të injoroni një moment, atë me flagrant, është se sot njeriu që është shkarkuar nga cdo funksion është simbol i pabesisë ekstreme politike. Së pari, besë nuk ka çka kërkon ai që nuk ka. Së dyti simboli më i degraduar në lidhje me krimin, së treti, mos harroni ju se ky është personi që për pazare personale ishte i gatshëm të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty. Pyesni Veliaj, se pronarët i kanë thënë jemi marrë vesh me Bravën. Lulzim Brava simboli i një politikani, për të ruajtur karrigen shëndërroi PD në një seli që nuk ekziston diku tjetër. Këta janë elementë të deklaratës time që thashë aty. Lulzim brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish. Kjo përbën edhe momentin më dramatik dhe dëshminë e shkrirjes në një të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: 8 Janari! Berisha DËSHMON në Prokurori: Këtu më ka sjellë Rama, do kemi protesta

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne prokurori sali berisha berisha ne prokurori sali berisha

Sondazh

Poll