Politike

Si do futen në selinë e PD? Noka: Do gjendet mënyra

13 Janar 2022, 14:50 Nga DOSJA
Si do futen në selinë e PD? Noka: Do gjendet mënyra

TIRANË – Deputeti Flamur Noka nuk tregoi se si do të merret selia e Partisë Demokratike pas protestës së 8 janarit. Pasi doli nga Prokuroria e Tiranës ku dha dëshminë për protestën e të shtunës së kaluar, Noka iu përgjigj pyetjes se si do të futen mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu duke u shprehur thjesht se mënyra do të gjendet.

Më tej, deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike shtoi se kryeministri Edi Rama mund të mbajë peng kryetarin e PD Lulzim Basha, por jo vullnetin e demokratëve. 

“Akuza si organizator i një grupi gjatë protestës në selinë e PD?si do e marrin? Ne po flasim për demokracinë, vullneti i shumicës prevalon gjithçka. Nuk njeh votën? Atëherë si mund të pretendosh të jesh përfaqësues I çdo lloj niveli politik, se basha kryetar nuk është më?!. Demokracia ka vetëm një mekanizën, votën. Do gjendet mënyra për ta larguar. Kjo mënyrë u takon demokratëve. Edi Rama mund të bëjë gjithçka, mund të mbajë peng pengun, por jo demokratët”, bëri me dije para mediave Flamur Noka.

Noka dhe ish-kryeministri Sali Berisha u thirrën sot nga Prokuroria e Tiranës për të dëshmuar rreth zhvillime të protestës së 8 janarit në selinë blu.

LAJMI KRYESOR: 8 Janari! Berisha DËSHMON në Prokurori: Këtu më ka sjellë Rama, do kemi protesta

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll