Politike

VD-Del nga Prokuroria e Tiranës, Noka: Të hetohen Spartak Braho dhe Sokol Bizhga

13 Janar 2022, 14:40 Nga DOSJA
VD-Del nga Prokuroria e Tiranës, Noka: Të hetohen Spartak Braho dhe

TIRANË – Deputeti Flamur Noka deklaroi pas përfundimit të dëshmisë së tij në Prokurorinë e Tiranës që të hetohen ish-deputeti socialist Spartak Braho dhe shefi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Sokol Bizhga. Para mediva, Noka akuzon Brahon se ka inskenuar lajme dhe pretendime të rreme se në protestën e 8 janarit në selinë e PD rrezikohej jeta e deputetit demokrat E.A. Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike bëri me dije se organi i akuzës duhet të nisë hetimet edhe për Sokol Bizhgën me pretendimin se ka ushtruar dhunë ndaj mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha në 8 janar.

“Isha i thirrur në prokoruri për një protestë legjitime dhe më paqësorja ndonjëherë.Për cilësinë që thirrem pyesni udhëruesin Ramën e me radhës. I bëra thirrje Prokrurosë për mashtrimin që pengu u ka bërë shqiptarëve dhe ndërkombëtare duke sajuar numra të gënjeshtërt për gjasme 5004 delegatë. Ka falsifikuar emrat. Në 5004 emra ka dhe të vdekur dhe persona që sekzistojnë farë. I bëra thirrje të hetojnë dhunën barbare të ushtruar ngap olicia ndaj demokratëve në shtëpinë e tyre. Të hetojnë një zjarrvënës si Spartak Braho që inskenon lajme e trille. Të hetojnë dhe Sokol Bizhga që ushtroi dhunë. As Prokuroria, as dhuna e bandave nuk e ndalojnë vullnetin e demokratëve”, u shpreh Flamur Noka.

Ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhanë respektivisht dëshmitë e tyre para prokurorëve të çështjes së protestës së 8 janarit në PD. Ish-kryeministri u shpreh para mediave se nuk ka patur dhunë në protestën e së shtunës së kaluar nga ana e mbështetësve të tij. Ai përsëriti se do të ketë protesta në vazhdimësi kundër kryetarit të PD Lulzim Basha. Ish-kreu i PD përmendi gjithashtu se thirrja e tij nga Prokuroria e Tiranës është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Berisha dhe Noka u përjashtuan nga PD në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PD së bashku me 8 kolegë të tjerë për pjesëmarrje dhe përfshirje në protestën e 8 janarit dhe lëvizjen për rithemelim të partisë. Gjithashtu, PD vendosi pezullimin e 18 anëtarëve të saj.

LAJMI KRYESOR: 8 Janari! Berisha DËSHMON në Prokurori: Këtu më ka sjellë Rama, do kemi protesta
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka perplasje ne partine demokratike sali berisha flamur noka perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll