Politike

VD-Berisha: Garda nuk duhet të qëndronte në krah të Bashës

13 Janar 2022, 12:50 Nga DOSJA
VD-Berisha: Garda nuk duhet të qëndronte në krah të

TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se garda nuk duhet që të qëndronte në krah të kryedemokratit Lulzim Basha. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se garda nuk duhet të qëndrojë përkrah një njeriu që është me bandat, duke shtuar se ka dëshmi dhe foto që brenda PD-së kishte njerëz të armatosur.


Berisha: Si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte Rama përdori dhe Basha? Kjo ishte një dëshmi tjetër, e grupit të mercenarëve.

Pyetja: Ia thatë prokurorisë?

Berisha: Emrat e tyre, një pjesë janë ndaluar, problemi është se armët i nxorri nga selia Brava me mjetin e tij. Ka dëshmi të pranisë së njerëzve të armatosur në seli, ka foto dhe jo vetëm foto. Nuk ka asnjeri sot që vë në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh, si roje të Lulzim Bravës. Moment tjetër që dëshmon shkrirjen në një të krimit, të Ramës dhe Lul Bravës është garda. Brava ka në kundërshtim me ligjet e vendit mbrohet nga garda, se është i shkarkuar. Garda nuk duhet të qëndronte në krah të një njeriu që qëndronte afër banditëve.

LAJMI KRYESOR: Protesta e 8 Janarit! Berisha në Prokurori: Më ka sjellë Rama, Basha është vegël

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne prokurori sali berisha berisha ne prokurori sali berisha

Sondazh

Poll