Politike

“Nuk ka kombe të mëdhenj dhe të vegjël në Ballkan”, Meta: Duhen vlera europiane

13 Janar 2022, 17:50 Nga DOSJA
“Nuk ka kombe të mëdhenj dhe të vegjël në

SHKUP – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dha mesazhin e mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve kudo në botë. Teksa ishte i ftuar sot nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, kreu i shtetit shqiptar thotë se në Ballkan nuk ekzistojnë kombe të mëdhenj dhe të vegjël, por duhen vlera europiane.

Përpjekjet për ripërcaktimin e kufijve mes shteteve në Ballkan, Meta i konsideron të pavlefshme, pasi në të kaluarën ato kanë prodhuar dështime.

POSTIMI I PRESIDENTIT ILIR META:
Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vogla.

E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja.

Presidenti Meta ndodhet në Maqëdoninë e Veriut në vizitë 3-ditore. Ai është takuar me eksponentë të politikës shqiptare dhe maqedonase dhe presidentin Stevo Pendarovski e kryeministrin Dimitar Kovaçeski.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta vizita ne maqedonin e veriut ilir meta vizita ne maqedonin e veriut

Sondazh

Poll