Politike

PD i përgjigjet Berishës: Mashtrues kronik, gënjeshtrat e tij morën fund

13 Janar 2022, 14:36 Nga DOSJA
PD i përgjigjet Berishës: Mashtrues kronik, gënjeshtrat e tij

TIRANË – Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha para Prokurorisë së Tiranës se nuk ka patur dhunë nga ana e protestuesve në protestën e 8 janarit në selinë blu. Nëpërmjet një komunikimi në faqen zyrtare në Facebook, PD e konsideron Berishën mashtrues kronik dhe se dhunën në godinën e PD ka qenë e planifikuar dhe urdhëruar prej tij.

Në reagimin e saj, PD shton se mashtrimet dhe gënjeshtrat e liderit historik demokrat morën fund në protestën e 8 janarit, kur ai dështoi të merrte selinë blu së bashku me fatin e tij të zi të shpallur “non grata” nga SHBA.

REAGIMI I PARTISË DEMOKRATIKE NDAJ DEKLARATAVE TË SALI BERISHËS:
Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!

 

Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka shkuan sot në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me protestën e 8 janarit. Ditën e nesërme, kryetari demokrat Lulzim Basha do të japë dëshminë e tij para prokurorëve të ccështjes së 8 janarit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll