Sport

Giovinco te Kukësi? Menaxheri: “Nuk ka asnjë ofertë”…

13 Janar 2022, 19:00 Nga DOSJA

TIRANE – Skuadra e Kukësit është rikthyer sot në stërvitje pas disa ditësh pushim, për të qëndruar më tepër të distancuar nga njëri-tjetri, për shkak të pozitivitetit të 7 lojtarëve dhe 3 pjesëtarëve të stafit drejtues të skuadrës verilindore.

Edhe në këtë seancë stërvitore skuadra ka qëndruar thuajse e izoluar, vetëm e rrethuar nga lojtarët dhe stafi pa patur kontakte nga jashtë, madje duke mos lejuar as mediat të afrohen, kjo me një kërkesë të veçantë të trajnerit Longo, i cili gjithashtu është me temperaturë dhe nuk ishte në seancën stërvitore, por testi për momentin i ka dalë negativ.

Megjithatë skuadra verilindore nuk ka qëndruar pasive në merkato, madje ditët e fundit është përfolur për një interesim të mundshëm të ish-lojtarit të Juventusit dhe kombëtares italiane, Sebastian Giovincos, një njohje e trajnerit Longo në kohën kur kanë bashkëpunuar tek Al Hilal në Arabinë Suadite.

Top Channel ka kontaktuar me menaxherin e Giovincos, Raffaele Petrellese, i cili konfirmon: “Giovinco dhe Mr. Longo kanë patur një bisedë, sepse janë miq që nga koha kur ishin tek Al Hilal. Për momentin nuk kemi një ofertë, apo diçka të ngjashme, thjesht një biseë mes miqsh. Kemi oferta nga shumë vende të botës, por do të shohim për të mirën për karrierën e Sebastianit dhe familjen e tij”.

Giovinco, aktualisht 34-vjeç, që prej muajit gusht të vitit të shkuar, qëndron pa skuadër dhe klubi i fundit i tij është Al Hilal në Arabinë Saudite, ku është aktivizuar për dy sezone.

Ndërkohë, që sa i përket përgatitjeve për rifillimin e këtij kampionati, skuadra e Kukësit ndeshjen e saj me Dinamon, pas kërkesës së saj në FSHF, do ta zhvillojë të mërkurën, për shkak së situatës me Covidin në ekip në stadiumin e ri “Kukës Arena”, i cili me këtë rast edhe do të përurohet.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abissnet superiores në javën e 12-të të abissnet superiores sebastian giovincos skuadra e kukesit skuadra e kukësit bëri detyrën ndaj debutuesve të egnatias skuadra verilindore tek al hilal në arabinë suadite abissnet superiores në javën e 12-të të abissnet superiores sebastian giovincos skuadra e kukesit skuadra e kukësit bëri detyrën ndaj debutuesve të egnatias skuadra verilindore tek al hilal në arabinë suadite

Sondazh

Poll