Sport

Gjyqtarët e Superiores në ‘provim’, Jareci: “Analizë performance & për sistemin VAR”

13 Janar 2022, 17:41 Nga DOSJA
Gjyqtarët e Superiores në ‘provim’, Jareci:

TIRANE Sezoni i ri futbollistik në Shqipëri ka nisur me një risi të madhe, sistemin VAR, që ka sjellë dukshëm një përmirësim në gjykimin e ndeshjeve në kampionatin e “Abissnet Superiore”. Sektori i Gjyqtarëve në FSHF po zhvillon këto ditë disa seminare fizike dhe teorike me të gjithë gjyqtarët dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore”.

Në këtë aktivitetet morën pjesë rreth 50 gjyqtarë, të cilët do të zhvillojnë testimet fizike në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërkohë që ditën e sotme dhe nesër do të fokusohen në pjesën teorike, duke analizuar aspekte të ndryshme të gjykimit përgjatë fazës së parë të kampionatit, përmes analizës me video. Pas përfundimit të seminarit të sotëm, të gjithë gjyqtarët do t’i nënshtrohen një testi me shkrim ku do të vënë në provë njohuritë e tyre.

Në një prononcim për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci u shpreh se qëllimi i këtyre seminareve është për të analizuar punën dhe vendimet e marra nga të gjithë arbitrat dhe asistentët e “Abissnet Superiore” përgjatë 15 javëve të kampionatit, por edhe vendimet që janë marrë nga sistemi VAR, që në 93% të rasteve kanë qenë pozitive sipas Jarecit.

Qëllimi i seminarit? – “Sot është dita ku ne përpara rifillimit të sezonit bëjmë analizën e performancave të arbitrave. Prezentë kemi arbitrat dhe asistentët e “Abissnet Superiore”, ku ne do të analizojmë punën e tyre nga momenti i fillimit deri në javën e 15-të, ku përveç vendimmarrjeve në fushë, tashmë kemi edhe vendimet e sistemit VAR. Pjesë e seminarit do të jenë edhe testimet, ku testimi fizik ishte dje në “Elbasan Arena” ndërsa sot do të kemi testimin teorik. Seminari do të vazhdojë edhe nesër, ku bashkë me arbitrat do të jenë edhe vëzhguesit e kësaj kategorie. Sektori i Arbitrimit organizon një herë në pesë javë një takim pune me të gjithë arbitrat e kësaj kategorie, ku analizohen ndeshjet e pesë javëve, por ky është një seminar më i zgjeruar ku ka edhe informacione të ardhura nga FIFA dhe UEFA, në lidhje me vendimet e arbitrave në fushë por edhe me vendimet e sistemit VAR. Sot po diskutojmë punën e vendimeve të marra për të përmirësuar pjesën tjetër të sezonit, ku është edhe pjesa më e vështirë, si për mbylljen e “Abissnet Superiore”, ashtu edhe për ndeshjet e Kupës.”

Sa e ka ndihmuar sistemi VAR? – “Ne e kemi diskutuar shpesh, nga vendimet që janë marrë nga sistemi VAR, rreth 93% e vendimeve kanë qenë pozitive, që kanë krijuar besim si te lojtarët në fushë, te stafet drejtuese por edhe te të gjithë ata që ndjekin “Abissnet Superiore”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arbitrat gjyqtaret e futbollit jareci në kampionatin e “abissnet superiore” një risi të madhe arbitrat gjyqtaret e futbollit jareci në kampionatin e “abissnet superiore” një risi të madhe

Sondazh

Poll