Sport

“Ju u treguat trima”, fjalimi i Laportas drejtuar lojtarëve pas humbjes ndaj Realit

13 Janar 2022, 18:40 Nga DOSJA
“Ju u treguat trima”, fjalimi i Laportas drejtuar lojtarëve pas

SPANJË-Barcelona humbi gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës në Riad kundër Real Madrid pas 120 minutash futboll të shkëlqyer dhe me intensitet shumë të lartë. Skuadra e Xavi-t u përpoq në çdo mënyrë, deri në sekondën e fundit, për të arritur finalen, por u desh të dorëzohej në kohën shtesë.

Presidenti Joan Laporta zbriti në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes për të inkurajuar lojtarët dhe për të ngritur moralin e ekipit të tij.

“Jemi shumë krenarë, të gjithë janë të nderuar të jenë tifozë të Barcelonës. Tani më shumë se kurrë. Morëm sinjale nga klubi për ndeshjen e zhvilluar. Aty ku ju u përballët me krenari, talent dhe përtej limiteve. Ju u treguat trima. Mund të jemi krenarë.

Si president i Barçës bashkë me bordin drejtues jemi krenarë që jemi tifozë të këtij klubi. Faleminderit të gjithëve. Kjo është rruga që duhet ndjekur, Bravo trajneri dhe stafit. Për pak ja arritëm. Na mungon vetëm fitorja, por jam i sigurtë që nëse vazhdojmë në këtë rrugë atëherë do ja dalim. Faleminderit. Rroftë Barça. Jemi krenarë.

 

❝ We’re very proud, this is the path ❞

— President @JoanLaportaFCBpic.twitter.com/wt5etMZ8uG

— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 13, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona laporta barcelona laporta

Sondazh

Poll