Aktualitet

Urdhër për të lënë banesat deri në 19 janar, banorët e ‘5 majit’: Kallëzojmë IKMT

13 Janar 2022, 18:22 Nga DOSJA
Urdhër për të lënë banesat deri në 19 janar,

TIRANË – Banorët e lagjes “5 maji” deklaruan se do të kallëzojnë penalisht Kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës Mariglen Qaton dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të IKMT-së pasi u kanë dërguar ultimatum për lënien e banesave deri në datën 19 janar.

Për “Faxnews”, njëri prej banorëve të “5 majit” shprehet se shembja e banesave të tyre pa marrëveshje përbën vepër penale shkatërrim prone. Ai u bëri apel banorëve të tjerë të kësaj lagjeje që të mos i lënë shtëpitë e tyre, pavarësisht ultimatumit që ka vendosur IKMT.

“Ai bën vepër penale të shkatërrimit të pronës Na është drejtuar me letër, Do ta prishë pa marrëveshje. Edhe Mariglen Qatos do të kallëzojmë për shkatërrim prone se po e prishin me dhunë. Kur prishet banesa pa marrëveshje, quhet shkatërrim prone sipas ligjit. Të gjithë banorët duan marrëveshje. Banorët të mos dalin nga shtëpia. Nëse policia do i nxjerrë me forcë në njësinë 8 te bregu i lumit, bujrum. Nesër do bëjmë kallëzim për shkatërrim prone që kur ka nisur kjo histori”, u shpreh banori i “5 majit”.

Banorët e “5 majit” po protestojnë prej muajsh të tërë duke kërkuar bisedime me qeverinë, bashkinë e Tiranës dhe institucionet e tjera për gjetjen e marrëveshjes së kompensimit të prishjes së banesave të tyre, të cilat do t’i hapin rrugë projektit të Unazës së Madhe.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ikmt protestojne banoret e 5 majit ikmt protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll