Aktualitet

Referendumi në Serbi/ Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në Kosovë, debatet për votimin

13 Janar 2022, 13:19 Nga DOSJA
Referendumi në Serbi/ Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në

KOSOVË- Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi në çështjet e drejtësisë do të mbahet në 16 Janar. Qytetarët e Serbisë do të votojnë nëse janë pro ose kundër aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Siç ka shpjeguar vazhdimisht përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell qëllimi i ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë është që të arrihet një gjyqësor i pavarur, pa ndikim politik dhe për sundim të ligjit. Nëse ndryshimet miratohen, sipas autoriteteve të Serbisë, politika do të përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Referendumi i fundit në Serbi për konfirmimin e Kushtetutës së re është zhvilluar në vitin 2006 dhe është mbajtur edhe në Kosovë, ku qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë kanë ushtruar të drejtën e votës. Ndryshe nga referendumi i kaluar qeveria e Kosovës ka thënë se hapja e vendvotimeve në Kosovë për referendumin e datës 16 janar nuk do të lejohet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një bisede me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se s’është pajtuar që të organizohet referendumi i Serbisë edhe në Kosovë, derisa ka shtuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Në kundpërgjigje, kryediplomati evropian ka përmendur se si në të kaluarën janë grumbulluar votat nga misioni i OSBE-së.

Pas deklaratave nga kryeministri Albin Kurti dhe Josep Borrell reagime ka patur nga Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili ka paralajmëruar për pasoja të mëdha nëse referendumi nuk do të lejohet. Një reagim ka ardhur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit serb Veljko Odaloviç, i cili ka kujtuar se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë zhvilluar pa problem në kohën e qeverisjes së Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Avdullah Hotit, ndërsa Kurti është ai që punon ndryshe dhe po përkeqëson situatën.

Ndërkohë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me anë të një njoftimi e ka cilësuar si anues shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, i cili deklaroi pro referendumit. KMDLNJ ka ftuar të gjitha subjektet politike opozitare dhe  shoqërinë civile të përkrahin kundërshtimin e qeverisë së Kosovës për mbajtje të referendumit të Serbisë në Kosovë, si shprehje të mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës dhe detyrim ndaj respektimit të Kushtetutës së Kosovës. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kosova:E kemi bërë të qartë në referendum votohet me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse

“Për çfarë referendumi po përrallisin”, KMDLNJ reagon pas deklaratave të Borell

Paralajmëron Vuçiç: Do të ketë pasoja të mëdha nëse nuk lejohet referendumi

Odaloviç: Kurti përkeqëson situatën, do kërkesë speciale për mbajtjen e referendumit

Kurti e kundërshtoi, Borell pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

Referendumi në Serbi, Kurti:Serbët e Kosovës votim me postë ose tek zyra ndërlidhëse

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni albin kurti aleksander vucic referendumi ne serbi albin kurti aleksander vucic referendumi ne serbi

Sondazh

Poll