Aktualitet

Shkatërrohet grupi i drogës në Itali, arrestohen 22 persona mes tyre dhe 4 shqiptarë

13 Janar 2022, 17:15 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi i drogës në Itali, arrestohen 22 persona mes

ITALI- Një rrjet i trafikut të lëndëve narkotike është shkatërruar ditën e sotme në Itali. Bologna shkruan se gjatë një operacioni të policisë italiane u arrestuan 22 persona mes tyre dhe 4 shqiptarë, ndërkohë që u sekuestruar 20 kilogram kokainë. Mësohet se të arrestuarit janë të moshës 30 deri në 40 vjeç dhe 13 persona janë lënë në arrest me burg, 3 persona janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa të tjerët kanë detyrim paraqitje.

Rrjeti kriminal funksiononte në qytetin e Bolonjës dhe të Casertës dhe shfaqej si një sipërmarrje tregtare. Korrierët e kësaj organizate ndërroheshin shpesh ndërkohë që krerët kërkonin që të kishin sa më shumë shqiptar në organizatë, pasi ata gjenin drogë me çmime të ulta.

“Hetimet nisën nga një dyqani i vogël. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë rrugët dhe sheshet ku kryhen këto aktivitete, të cilat sjellin edhe shqetësime të ndryshme për familjet”, thuhet në njoftimin e policisë italiane.

(I.A/dosja)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet bota arrestohen 4 shqiptarë në itali arretohen 22 persona ne itali itali shkaterrohet grupi i droges ne itali arrestohen 4 shqiptarë në itali arretohen 22 persona ne itali itali shkaterrohet grupi i droges ne itali

Sondazh

Poll