Bota

Koreja e Jugut vendi i parë që do të trajtojë pacientët me COVID me pilulat Pfizer

13 Janar 2022, 10:00 Nga DOSJA
Koreja e Jugut vendi i parë  që do të trajtojë

KOREJA E JUGUTKoreja e Jugut do të bëhet vendi i parë aziatik që do të trajtojë pacientët me koronavirusit me pilulat antivirale Pfizer. Reuters raporton se pilulat kanë mbërritur dhe do të shpërndahen në farmaci dhe qendra trajtimi.

‘Rreth 630,000 pilula Paxlovid, të mjaftueshme për 21,000 njerëz, kanë mbërritur dhe do të shpërndahen në 280 farmaci dhe 90 qendra trajtimi rezidenciale’, -tha Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

“Në një përhapje të lartë të infektivitetit me Omicron, ilaçi pritet të luajë një rol domethënës në parandalimin e rasteve të rënda të pacientëve me COVID,” bëri me dije Kim Ki-nam.

Çdo pacient u këshillua të merrte tre pilula në të njëjtën kohë dy herë në ditë për pesë ditë. Mjekimi do të përdoret për të trajtuar më shumë se 1000 njerëz në ditë, me grupe prioritare duke përfshirë pacientët me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë, ata të moshës 65 vjeç e lart dhe ata me imunitet të reduktuar.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota koreja e jugut pfizer pilulat anti covid pilulat pfizer koreja e jugut pfizer pilulat anti covid pilulat pfizer

Sondazh

Poll