Bota

Hapi profil në emrin e ish-gruas dhe postoi foto të saj erotike, dënohet i riu grek

13 Janar 2022, 08:08 Nga DOSJA
Hapi profil në emrin e ish-gruas dhe postoi foto të saj erotike,

VOLOS/GREQI – Një i ri për të cilin ish-gruaja e tij ankohej se kishte krijuar një profil në një rrjetin social Facebook me emrin e saj dhe postonte aty foto të saj me përmbajtje erotike, është dënuar nga një gjykatë në Greqi me vetëm dy muaj burg.

Dënimi i tij u dha nga Gjykata e Kundërvajtjeve tre anëtarëshe e Volos, e cila e shpalli fajtor 25-vjeçarin për transmetim, shpallje dhe shpërndarje të të dhënave personale. Ai nuk mori pjesë në gjyq dhe avokati i tij që e përfaqësonte, mohoi që i riu të kishte postuar fotot në fjalë, me arsyetimin se postimi është bërë nga vetë paditësja.

Gruaja pretendoi se kishte parë fotot e saj të publikuara gjatë një debati, kur ajo i rrëmbeu celularin ish-bashkëshortit dhe ai u tha të afërmve se e kishte bërë për qejf!

Marrë nga protothema.gr

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota greqi volos greqi volos

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2022, 07:37

A do të mbyllet rrjeti Telegram?

Ministria e Brendshme gjermane duket se po e humb durimin me shërbimin për komunikim, Telegram.Duket se në Ministri po mendohet seriozisht edhe për ndalimin e s...