Bota

Golden Passport/ KE rikthen vizat për Vanuatun, rrezikon Shqipëria po aplikoi skemën

13 Janar 2022, 08:56 Nga DOSJA
Golden Passport/ KE rikthen vizat për Vanuatun, rrezikon Shqipëria po

BRUKSEL – Komisioni Evropian propozoi këtë të mërkurë një pezullim të një marrëveshjeje të udhëtimit pa viza me arkipelagun e Paqësorit të Vanuatu për shkak të skemës së tij, që ofron pasaporta për të huajt e pasur. Komisioni ka propozuar pezullimin e udhëtimit pa viza për të gjithë mbajtësit e pasaportave të Vanuatu-s të lëshuara që nga maji 2015 kur programi i investitorëve filloi të funksionojë seriozisht në vend. Moratoriumi do të hiqet nëse programi rregullohet siç duhet.

Por, me bllokim të vizave duket se paralajmërohet edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Moldavia në rast se do të aplikojnë të njëjtën skemë në vendet e tyre, siç e kanë pasur në plan.

Sipas Reuters, në rastin e Vanuatu, “nëse propozimi mbështetet nga shtetet e BE-së, do të ishte hera e parë që BE vendos sanksione ndaj një vendi që aplikon skema të “pasaportës së artë”, të cilat Komisioni ka paralajmëruar vazhdimisht se mund të paraqesin rreziqe sigurie dhe pastrim parash. Vende të tjera, duke përfshirë shtetet e Evropës Lindore janë monitoruar.

“Komisioni ka arritur në përfundimin se skemat e shtetësisë së investitorëve të Vanuatu-s paraqesin mangësi serioze dhe mungesë sigurie”, thuhet në një deklaratë.

Sipas skemës, të huajt mund të marrin nënshtetësinë dhe pasaportën e Vanuatu-s në këmbim të një investimi minimal prej 130,000 dollarësh. Kjo nga ana tjetër u jep atyre akses pa viza në BE, sipas një marrëveshjeje për heqjen e vizave që vendi ka me bllokun 27-vendesh.

Komisioni tha se po monitoronte vendet me akses pa viza në BE, të cilat po funksionojnë efektivisht ose po planifikojnë të krijojnë skema shtetësie për investitorët, duke përfshirë ishujt e Karaibeve dhe Paqësorit por dhe shtetet e Evropës Lindore, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Moldavinë.

Marrë nga Reuters.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota komisioni evropian mali i zi moldavia shqiperia udhetimi pa viza komisioni evropian mali i zi moldavia shqiperia udhetimi pa viza

Sondazh

Poll