Bota

8 shtete humbin të drejtën e votës në OKB: Po vonojnë shlyerjen e borxheve

13 Janar 2022, 09:33 Nga DOSJA
8 shtete humbin të drejtën e votës në OKB: Po vonojnë

SHBA- Tetë vende, përfshirë Iranin dhe Venezuelën, humbën të drejtën e tyre për të votuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për shkak të borxheve. Mediat e huaja raportojnë se Irani, Sudani, Venezuela, Antigua dhe Barbuda, Kongo, Guinea, Papua Guinea e Re dhe Vanuatu janë tetë vendet që nuk kanë më të drejtë vote.

Sipas nenit 19 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një shtet anëtar me vonesë në pagesën e detyrimeve të tij në një shumë që është e barabartë ose tejkalon kontributet e duhura për dy vitet e mëparshme mund të humbasë votën e tij në Asamblenë e Përgjithshme.  Që secili prej tyre të rimarrë votën e tij, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se Iranit i duhen 18.4 milionë dollarë amerikanë dhe Venezuelës 39.8 milionë dollarë.

“Irani është zotuar të paguajë shumën e plotë të detyrimit, por” fatkeqësisht, për të dytin vit radhazi, për shkak të sanksioneve të paligjshme amerikane, vendi ynë e ka të vështirë të kryejë pagesat”, -tha Ministria e Jashtme e Republikës Islamike.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota irani okb venezuela irani okb venezuela

Sondazh

Poll