Bota

Vrasja e mafiozit rus, autoritet greke arrestojnë personin e gabuar

13 Janar 2022, 09:52 Nga DOSJA
Vrasja e mafiozit rus, autoritet greke arrestojnë personin e gabuar

GREQI- 48-vjeçari gjeorgjian që u arrestua pasditen e së hënës, në aeroportin “Maqedonia” në Selanik dyshohet të mos jetë autori i vrasjes së gangsterit rus Solonik dhe të dashurës së tij bukuroshe, Miss. Rusi 1997 Svetlana Kotova. Mediat e huaja raportojnë se gjeorgjiani ishte një person i kërkuar për drogë, dhe në Greqi kishte ardhur për të marrë pjesë në një funeral.

Policia greke ishte informuar nga autoritetet qipriote, të cilat sinjalizuan se personi i kërkuar për vrasjen e dyfishtë, pritej të udhëtonte me një fluturim specifik nëpërmjet Larnakës për në Selaniku. U dhanë udhëzime për ta lënë të udhëtonte dhe policia në Selanik e priste në autobusin e aeroportit, për ta arrestuar.

48-vjeçari që prej vitit 2000 njihej si Karsliadis Ioakeim i Vassilios dhe Nina me datëlindje 30/1/1974. Gjatë ndalimit të tij ai nuk ka dhënë shumë sqarime por vetëm tha se ka udhëtuar nga Qipro në Greqi për të shkuar në një varrim, ndërsa 10 vite më parë ishte kthyer për të paraqitur në ushtri.

(f.i/doja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota greqi solonik svetlana kotova greqi solonik svetlana kotova

Sondazh

Poll