Bota

Çështja ‘Ukraina’ / Zyrtarët e BE ndihen të përjashtuar nga bisedimet SHBA-Rusi

13 Janar 2022, 08:00 Nga DOSJA
Çështja ‘Ukraina’ / Zyrtarët e BE ndihen të

GJENEVË – Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia zhvilluan bisedime në Gjenevë këtë javë mbi sigurinë e Evropës, në tryezën e bisedimeve mungonte Bashkimi Evropian, duke zhgënjyer zyrtarët në bllokut.

“Në këtë dialog nuk janë vetëm dy aktorë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Nëse doni të flisni për sigurinë në Evropë, evropianët duhet të jenë pjesë e bisedimeve”, u tha gazetarëve më 5 janar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Borrell i bëri komentet pas një vizite në vijën e parë të konfliktit në Ukrainën lindore, ku rebelët e mbështetur nga Rusia vazhdojnë të luftojnë forcat ukrainase gati shtatë vjet pas aneksimit me forcë të Krimesë nga Moska.

Ekziston frika se lufta në lindje të Ukrainës mund të rifillojë. Në muajt e fundit, Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikë në mesin e vendeve perëndimore për një pushtim të afërt. Ndërkohë, Moska ankohet për një ngritje ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore dhe ka paralajmëruar për rreziqet e konfrontimit. Këto tensione u bënë pjesë e përplasjeve diplomatike këtë javë. Por bisedimet dypalëshe SHBA-Rusi dhe samiti i së mërkurës midis NATO-s dhe Rusisë, takimi i parë i tillë në dy vjet, nuk duket se kanë sjellë përparim. Mes një ndryshimi të rendit botëror dhe rritjes së tensioneve gjeopolitike, Franca po udhëheq një shtytje evropiane për atë që Parisi e quan “sovranitet strategjik” më të madh, pjesërisht e nxitur nga dyshimet rreth angazhimit të Amerikës ndaj NATO-s, që zuri rrënjë gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump.

Ndërkohë, pas bisedimeve mes zyrtarëve të NATO-s dhe atyre rusë të mërkurën, Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, e cila kryesoi delegacionin e Shteteve të Bashkuara, tha se aleatët transatlantikë ishin të bashkuar.

“Mendoj se një nga gjërat që Rusia ka bërë, të cilën ndoshta nuk e priste, është se ajo ka bashkuar të gjithë Evropën, NATO-n dhe aleatët që nuk janë anëtarë të NATO-s, në përpjekjet për të ndarë të njëjtat parime, të njëjtat ambicie, të njëjtën shpresë dhe përkushtim ndaj diplomacisë”, u tha ajo gazetarëve.

Marrë nga perild.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet rusi-shba rusi shba ukraine bisedimet rusi-shba rusi shba ukraine

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2022, 07:37

A do të mbyllet rrjeti Telegram?

Ministria e Brendshme gjermane duket se po e humb durimin me shërbimin për komunikim, Telegram.Duket se në Ministri po mendohet seriozisht edhe për ndalimin e s...