Bota

Pretendimi tronditës i shkencëtarëve kinezë: Omicron mund të ketë ardhur nga minjtë

13 Janar 2022, 07:52 Nga DOSJA
Pretendimi tronditës i shkencëtarëve kinezë: Omicron mund

KINË- Një zbulim i ri thotë se varianti i COVID-19, omicron mund të ketë ardhur nga minjtë. Mediat e huaja raportojnë se një grup studiuesish kinezë të udhëhequr nga Wenfeng Qian dyshojnë se ky është shpjegimi i vetëm për numrin e lartë të mutacioneve.

Shkencëtarë kanë njoftuar se gjetjet e tyre sugjerojnë se paraardhësi i Omicron “përjetoi fenomenin e kundërt zoonotik te minjtë nga njerëzit gjatë epidemisë (kryesisht në mesin e viteve 2020) dhe përsëri tek njerëzit deri në fund të 2021.” Minjtë kishin përjetuar më parë një ndryshim kumulativ.

‘Kjo veçori e Omicron, numri i lartë i mutacioneve, mund të shpjegohej lehtësisht nëse paraardhësi i Omicron do të kishte kaluar nga njerëzit në një specie jo njerëzore. Sepse ky ‘hap’ do të kërkonte një numër të konsiderueshëm mutacionesh që Spike të përshtatej me speciet e reja. Në studimin tonë ne identifikuam gjithashtu mutacione të proteinave Spike në variantet e Sars-CoV-2 të izoluara në 17 lloje të tjera të kafshëve duke përfshirë macet, qentë dhe drerët. Dhe në asnjë nga këto raste nuk kemi gjetur të njëjtin nivel të rëndësisë statistikore që kemi gjetur për mutacionet karakteristike të virusit kur ai infekton minjtë”- shpjegoi studiuesi.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota minjte omicron shkencëtarët minjte omicron shkencëtarët

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2022, 07:37

A do të mbyllet rrjeti Telegram?

Ministria e Brendshme gjermane duket se po e humb durimin me shërbimin për komunikim, Telegram.Duket se në Ministri po mendohet seriozisht edhe për ndalimin e s...