Aktualitet

119 kg kokainë në kontejnerin në Vaqarr, dëshmia e Murataj: Bananet ishin dëmtuar

12 Janar 2022, 21:02 Nga DOSJA
119 kg kokainë në kontejnerin në Vaqarr, dëshmia e Murataj:

TIRANË – Marson Murataj, njëri prej personave të arrestuar për zbulimin e 119 kg kokainë në kontejnerin e bananave në Vaqarr ka dëshmuar për ngjarjen në fjalë. Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar dëshminë e administratorit të kompanisë “ZICO Sh.A”, i cili është shprehur se pasi ka pikasur që bananet në kontejner ishin dëmtuar dhe kishte mungesë të sasive të tjera raportoi te pronari i tij Trifon Murataj në lidhje me zbulimin e bërë në kontejnerin e ardhur në Portin e Durrësit.

“Personat e maskuar kishin hapur kontejnerin. I thashë Hasanit (shoferit) që të shkojë në shtëpi. I thashë se kontejneri do të kthehej në port. Fola me Trifonin dhe e vura në dijeni për situatën. Trifoni vuri në dijeni autoritetet. Vura re se bananet ishin dëmtuar. Kishte mungesë sasie bananesh, dukej me sy të lirë.  U kërkova punonjësve të ndërprisnin punën. Punëtorët kishin shkarkur 4 paleta”, u shpreh para hetuesve Marson Murataj.

Në 30 dhjetor, një sasi prej 119 kg kokainë u zbulua në një kontejner bananesh që vinte nga Ekuadori në Portin e Durrësit. Për ngjarjen në fjalë, pronari i kompanisë Trifon Murataj vuri në dijeni Drejtorin e Përgjitshëm të Policisë Gledis Nano. Droga u mor më pas nga policia në Vaqarr. Për këtë ngjarje janë arrestuar Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu (shoferi i kontejnerit). Salihu ka dëshmuar se është ndaluar në Romanat nga 4 persona, që iu prezantuan si punonjës të policisë. Ata e kërcënuan se nëse do të fliste, do t’i lëndonin familjen. Grupi i panjohur i personave hyri në kontejner dhe shkaktoi rrëmujë e më pas u larguan. Shoferi i tregoi një ditë më pas administratorit të kompanisë Marson Murataj për ngjarjen e ndodhur.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit marson murataj 119 kg kokaine ne portin e durresit marson murataj

Sondazh

Poll