Aktualitet

I nxorën shpatullën në komisariat, reagon Policia e Korçës: Pezullojmë një efektiv

12 Janar 2022, 22:12 Nga DOSJA
I nxorën shpatullën në komisariat, reagon Policia e

KORÇË – Policia e Korçës ka pezulluar një efektiv të saj nga detyra pas denoncimit të qytetarit nga Pogradeci Elton Muço në emisionin “Stop” të “TV Klan” se është dhunuar keq fizikisht nga dy punonjës të komisariatit të qytetit, të cilët i kanë nxjerrë dhe shpatullën. Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Policisë së Korçës raporton se ka pezulluar përkohësisht nga detyra efektivin e rendit G.H.

Më tej, Policia e Korçës raporton se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i ka kërkuar Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Policinë e Shteti që të nisë hetimet nga efektivit të rendit të pezulluar për shkelje të rëndë disiplinone.

NJOFTIMI I DREJTORISË SË POLICISË SË KORÇËS:

Policia e Shtetit falenderon mediat për bashkëpunimin dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të ligjit apo veprim arbitrar të punonjësve të policisë duke garantuar paanshmëri dhe reagim të menjëhershëm e profesional.

Emisioni “Stop” zbuloi se Policia e Pogradecit ka hartuar raportin e dëmtimit të Elton Muços për shkak se ai ka qenë i dehur dhe ka rënë nga shkallët e komisariatit, krejtësisht ndryshe nga çfarë përmendi i lënduari. Elton Muço nuk pranoi ta firmoste raportin dhe në vend të tij firmosi kushëriri për ta nxjerrë sa më shpejt nga paraburgimi.

LEXO DHE KËTË:

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll