Aktualitet

I akuzuar me të birin për 49 kg kokainë, Çekaj: S’kam njohuri për nisjen e bananeve

12 Janar 2022, 21:27 Nga DOSJA
I akuzuar me të birin për 49 kg kokainë, Çekaj:

TIRANË – Babai i Arbër çekajt, Selim çekaj e konsideroi inskenim arrestimin e tij dhe të birit për 49 kg kokainë që u gjetën në një kontejner me banane në pronësi të kompanisë së tyre vitin e kaluar. Në intervistë për emisionin “Në Shënjestër” në “News 24” 72-vjeçari deklaroi se nuk ka dijeni për nisjen e bananeve nga vendet e Amerikës së Jugut.

Në lidhje me arrestimin e tij, Çekaj tha se u kërkoi forcave të rendit që të merrte mallin e porositur (bananet) ndërsa kontejnerin ta merrnin uniformat blu. Në banesën e tij, pronari i kompanisë së bananeve “Ecoalmax” tregoi se nuk e di se si është futur lënda narkotike në kontejner. Ai e quan të paligjshme lënien e tij në burg për 6 muaj (prill-tetor 2021) pasi vuan nga 5 sëmundje.

“Kjo kompani me fruta ekzotike, bën kontrata të plota, avokati tha janë 12 kontrata. Për nisjen e bananeve, ne s’kemi njohur. Në 31 mars më kërkuan në Portin e Durrësit, nuk na linte një doganier. Kam qëndruar 16 orë. Më bën presion të jashtëzakonshëm për ngarkesën një kontejner me banane. Vinin nga Meksika dhe Ekuadori.

Doganier nuk kishte të drejtë nga ana ligjore,. Më tha do të kontrollojmë kontejnerin. Kur u mendua se do qëndronin bananet në port, avokati u lirua. Policia bëri zgjidhje tjetër. Në kontejner u gjet drogë. Nuk e di si vepruan.

U bëra kërkesë të më jepnin bananet, kontejneri të shkojë ku të dojë. Fenomeni i drogës në Portin të Durrësit po merr në qsfë njerëzit.

Ne porosisim banane, po të kishte gjë të jashtëlijghme, do të përgjigjesha. U thashë do i marr bananet t’i coj në magazinë. U thashë të më jepnin një dokument që bananet janë të pastra. Droga ishte fshehur në pjesën e parme të kontejnerit. E përmbysën. Më thanë me pranga nëduar: ‘shiko mallin tënd’.

Kontejnerin e kam porositur në Ekuador. Kam bërë pagesën në Durrës.

Pengimi i marrjes së mallit? E mora me shpjegim. Kontejnerin e kanë sjellë me makinën e djalit, ia kanë hapur me mjete zjarrfikëse. Dhe ia hodhën atij. Nuk pranova që kontejneri të vinte në magazinë. Një oficer i policisë gjyqësore e bëri detyrën e tij, tjetri tha do bëhet sot sonte. Nuk e mendoja që në moshën 72-vjeçare do përfundoja në burg. Kam qëndruar më shumë se 6 muaj në burg. është e paligjshme të mbash në burg një person në këtë moshë edhe me 5 sëmundje”, u shpreh Selim Çekaj.

Selim Çekaj u lirua nga Gjykata e Posaçme e Apelit në tetor të vitit të kaluar duke ia ndryshuar masën nga “Arrest me burg” në “Arrest në shtëpi”. Ai akuzohet për 49 kg kokainë të sekuestruara në një kontejner të kompanisë së tij në 1 prill 2021. Droga u gjet në Portin e Durrësit dhe porosia e bananeve erdhi nga Ekuadori.

I biri i tij, Arbër Çekaj është dënuar me 14 vite burg për akuzën e trafikut të 600 kg kokainë nga Amerika e Jugut.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj selim cekaj arber cekaj selim cekaj

Sondazh

Poll