Aktualitet

Kulla në vend të selisë blu? Reagon PD: Gënjeshtër alla Sali, mashtrim i radhës

12 Janar 2022, 17:18 Nga DOSJA
Kulla në vend të selisë blu? Reagon PD: Gënjeshtër alla

TIRANË – Partia Demokratike iu kundërpërgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi kryetarin e PD Lulzim Basha dhe Sekretarin e saj Gazment Bardhi se po kryejnë skemë pastrimi parash nëpërmjet projektit të ndërtimit të disa kullave në vend të selisë blu. Lajmi për kullat është publikuar nga media “Zoom.al”.

PD i konsideron akuzat e Berishës si gënjeshtrën e radhës së tij, për të cilën, selia blu pretendon se po bëhet qëllimisht për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga protesta e 8 janarit. PD shkruan se selia e saj është pronë publike dhe jo hapësirë e pastrimit të parave të ortakëve të Berishës.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË

Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.
Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij.

Berisha shpërndau lajmin e publikuar në “Zoom.al” ku thuhet se një kompani arkitekturore “MGS Architecture” ka ideuar projektin “4Freedom Park”, i cili do të përmbajë  hotel të klasit botëror, apartamente luksoze dhe zyra komerciale dhe dyqane. Kjo media pretendon se kompleksi luksoz do të ndërtohet në truallin e godinës së PD. Ish-kryeministri e konsideroi këtë projekt si skemë pastrimi parash mes Bashës dhe sekretarit të PD Gazment Bardhi.

POSTIMI I SALI BERISHËS:
Shoqata Basha-Bardhi, kompani e ndertimit dhe larjes se parave ne ndertim kullash ne truallin e Selise se PD. sb

Përplasja e 8 janarit duke se ka shënuar “kulmin e luftës” mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Të dy, edhe pse tashmë në distancë duket se ende nuk i kanë ulur “armët” duke nisur me inspektimin e imtësishëm të personave pas tyre. Vazhdimisht Berisha dhe Basha kanë përmendur emra të përveçëm, të cilët sipas tyre, janë me precedentë penalë dhe po mbështesin secilën prej palëve. Ish-kryeministri e akuzon kryetarin e PD se është i lidhur me afërën e “Toyota Yaris” dhe koncensionin e Portit të Durrësit. Ndërkohë kryedemokrati e ka quajtur Berishën si pjesë të së kaluarës së PD dhe “Trekëndëshit të Bermudës”, ku në të përfshin dhe kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Akuzat janë shtuar shumë që pas protestës së 8 janarit. Berisha pretendon se deputetë demokratë që mbështesin Bashën kanë nxjerrë jashtë godinës armë. Lideri demokrat Basha vendosi më pas së bashku me Kryesinë e PD përjashtimin e Berishës dhe 7 deputetëve nga PD dhe pezullimin e 19 të tjerëve si mbështetës të lëvizjes për rithemelim të PD dhe pjesëmarrje në protestën e së shtunës.

Sot, Gjykata e Tiranës liroi 29 të arrestuar për pjesëmarrje në protestën e 8 janarit si dhe vendosi procedimin e 5 të tjerëve.

LEXO DHE KËTË:

Akuzat e Berishës për kullat në PD, Bardhi: Qesha pa fund, turp e faqja e zezë!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll