Bota

Arkivoli i veshur me flamurin nazist në Romë/Reagon Kisha: E papranueshme dhe fyese

12 Janar 2022, 21:05 Nga DOSJA
Arkivoli i veshur me flamurin nazist në Romë/Reagon Kisha: E

ROMË – Kisha Katolike në Romë dënoi fuqishëm si fyese dhe të papranueshm procesin e një funerali jashtë një kishe në kryeqytetin italian, në të cilin arkivoli ishte i veshur me një flamur nazist.

Sipas Euronews, fotot dhe videot e skenës jashtë kishës së Shën Lucias pas ceremonisë mortore të së hënës u bwnw pubike. Aty tregoheshin rreth dy duzina njerëz të mbledhur jashtë kishës teksa doli arkivoli i mbështjellë me svastika, duke thirrur “Prezente!” me krahun e djathtë të shtrirë në përshëndetjen fashiste. Në një deklaratë të martën, Vikariati i Romës dënoi ashpër skenën dhe theksoi se as famullitari, as prifti që kremtoi funeralin, nuk e dinin se çfarë do të ndodhte jashtë pas përfundimit të meshës funerale. Ai e quajti flamurin nazist të zbukuruar me svastika “një simbol i tmerrshëm i papajtueshëm me krishterimin”.

Ky shfrytëzim ideologjik dhe i dhunshëm, veçanërisht pas një akti adhurimi pranë një vendi të shenjtë, mbetet serioz, fyes dhe i papranueshëm për komunitetin kishtar të Romës dhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në qytetin tonë,” tha ai.

Nëpërmjet një deklarate,famullitari Reverend Alessandro Zenobbi, e distancoi veten dhe kishën nga çdo fjalë, gjest dhe simbol i përdorur jashtë kishës, të cilat i atribuohen ideologjive ekstremiste larg mesazhit të Ungjillit të Krishtit. Papa Françesku është teknikisht peshkopi i Romës, por ai ia delegon menaxhimin e përditshëm të dioqezës famullitarit të tij, kardinalit Angelo De Donatis.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni flamuri nazist kisha katolike pershendetje naziste rome flamuri nazist kisha katolike pershendetje naziste rome

Sondazh

Poll