Bota

Negociatat për integrim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë,Meta: E përgëzova z.Gashi

12 Janar 2022, 19:45 Nga DOSJA
Negociatat për integrim në BE të Shqipërisë dhe

MAQEDONI E VERIUT – Kreu i shtetit Ilir Meta priti në takim kryetarin e partisë shqiptare Alternativa në Maqedoninë e Veriut Afrim Gashi. Presidenti i Shqipërisë tha se përgëzoi partinë e z.Gashi për kontributin e dhënë në mundësimin e hapjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

POSTIMI I ILIR METËS:
U takova në Shkup me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi. Në bisedën e hapur theksuam rëndësinë e madhe, që ka hapja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për qytetarët dhe vendet tona. E përgëzova për rolin konstruktiv në këtë proces të Alternativës.

Presidenti Ilir Meta po kryen vizitë 3-ditore në Maqedoninë e Veriut. Ai zhvilloi takime të shumta me krerë të shtetit maqedonas dhe faktorin politik maqedonas e shqiptar. Kryefjalë e bisedimeve ishte padyshim hapja e negociatave për integrimin në BE të dy vendeve tona.

LAJMI KRYESOR: Turi në Maqedoninë e V./ Dita e dytë, Meta takon Ahmetin e Kovaçevskin (ZHVILLIMET)(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut vizita ne maqedonine e veriut ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut vizita ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll