Bota

Ekspertët nga Norvegjia: Omicron është 69% më pak i rrezikshëm për shtrim në spital

12 Janar 2022, 19:17 Nga DOSJA
Ekspertët nga Norvegjia: Omicron është 69% më pak i

NORVEGJI – Analizat paraprake nga Norvegjia tregojnë se ekziston një rrezik 69% më i ulët për t’u shtruar në spital me variantin omikron të koronavirusit sesa me variantin delta.

Sipas Norway today, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (FHI) njoftoi informacionin në raportin e tij lidhur me rrezikun e shtrimit nw spital prej tw dy varianteve. Në katër javët e fundit, përqindja e omicron midis pacientëve të rinj të shtruar në spital me COVID-19 si shkaku kryesor i shtrimit në spital është rritur nga 1.7% në javën e 50-të në 32% në javën e parë. Pothuajse të gjitha rastet e infeksionit me korona në Norvegji janë tani raste të variantit omicron.

“Krahasuar me variantin delta, rreziku i pranimit në spital për variantin omicron është ndoshta vetëm një e treta, rreziku i transferimit të mëtejshëm në njësinë e kujdesit intensiv zvogëlohet më tej dhe kohëzgjatja e qëndrimit në spital shkurtohet,” vuri në dukje FHI.

Sipas FHI, vaksinimi mund të ndikojë në ashpërsinë e ecurisë së sëmundjes për pacientët me korona. Lloji i vaksinës, numri i dozave të marra, intervali midis dozave dhe koha që nga administrimi i dozës së fundit luajnë të gjitha një rol. Prandaj, është e vështirë të përcaktohet nëse një ndryshim i vërejtur në rrezikun e shtrimit në spital ose rrezikun e vdekjes është për shkak të vaksinimit ose ndryshimeve në virulencën e virusit, dmth, aftësisë së tij për të çuar në sëmundje, sipas FHI.

Një ecuri më e butë e sëmundjes midis pacientëve të vaksinuar me omikron nuk do të thotë domosdoshmërisht që njerëzit e pavaksinuar duhet të presin të njëjtën gjë, sipas FHI. Varianti omicron duket se shkakton një ecuri më pak serioze të sëmundjes sesa varianti delta në të gjitha grupmoshat.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota delta ekspertet nderkombetare norvegjia omicron delta ekspertet nderkombetare norvegjia omicron

Sondazh

Poll