Bota

E porsalindura ishte braktisur në një kuti, gjendet nga pesë adoleshentë në Siberi

12 Janar 2022, 19:32 Nga DOSJA
E porsalindura ishte braktisur në një kuti, gjendet nga pesë

SIBERI – Zyrtarët rusë thanë ditën e sotme se foshnja e braktisur në temeperaturat nën zro është mirë dhe po rikuperohet.

Sipas BBC, foshnja ishte braktisur në temperatura deri në -20C (4F) në Siberi dhe u gjet nga pesë adoleshentë në një kuti vezësh në një rrugë të largët pranë fshatit Sosnovka jashtë Novosibirsk të premten. Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital nga një prej prindërve të adoleshentëve ku u deklarua në gjendje të mirë.

Policia në kërkim të nënës ka hapur një hetim penal për tentativën e vrasjes së një të mituri. Prindërit e një prej adoleshenteve që gjetën foshnjën dëshirojnë ta birësojnë atë, por duhet të presin nëse mund të gjenden të afërmit e saj. Babai i një prej adoleshentëve, Dmitry Litvinov, tha se pesë miqtë kishin dalë për një shëtitje në ditën e Krishtlindjeve ortodokse dhe ishin habitur jashtë mase kur e kishin gjetur vogëlushen në një kuti.

“Tashmë ishte errësirë, fëmijët po bënin dritë telefonat e tyre duke parë se çfarë ishte në kuti. Brenda ishte një vogëlushe e lënë me një batanije si leckë dhe një shishe,” tha Litvinov.

Ai dhe bashkëshortja e tij Anna u thirrën në vendngjarje nga djali i tyre Renat. Ata e çuan foshnjën me makinë në një spital të qytetit. Frika ishte se vogëlushja, e cila besohet se ishte rreth tre ditëshe kur u gjet, mund të kishte ngrirë dhe nuk do të mbijetonte. Me të mbërritur në spital, një mjek e ekzaminoi shpejt foshnjën dhe e ngrohu duke ia fërkuar butësisht krahët dhe këmbët. Vajza u bë rozë dhe u zbulua se ishte e shëndetshme ku më pas u transferua në një spital për fëmijë ku tani po merr kujdesin e plotë.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kuriozitete braktisin të porsalindurën e porsalind femijet e porsalindur siberi braktisin të porsalindurën e porsalind femijet e porsalindur siberi

Sondazh

Poll