Bota

SHBA vazhdon me sanksione, e pësojnë 7 persona dhe një firmë

12 Janar 2022, 18:42 Nga DOSJA
SHBA vazhdon me sanksione, e pësojnë 7 persona dhe një firmë

SHBA – SHBA ka vazhduar me shpalljen “non grata”. Departamenti i Thesarit konfirmoi vendosjen e sanksioneve ndaj 7 shtetasve: 6 nga Koreja e Veriut dhe një nga Rusia. Gjithashtu, është penalizuar dhe një firmë ruse.

Personat akuzohen se po prodhojnë dhe testojnë armë të shkatërrimit në masë. Vendimi erdhi pas Koreja e Veriut ka testuar 2 raketa balistike.

“Vendimet e sotme janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA kundër programeve të armëve të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike të Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut. Ky shtet vazhdon të shfrytëzojë përfaqësues përtej detit për të marrë në mënyrë të paligjshme të furnizime për armë”, tha Zv/Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare Brian E.Nelson.

Që prej shtatorit 2021, Koreja e Veriut ka testuar 6 raketa balistike, 2 prej tyre në 2 javët e fundit. Zyrtari rus i shpallur “non grata” akuzohet se ka furnizuar me materiale të nevojshme autoritetet koreanoveriore për projektimin e raketave balistike.

Kujtojmë që ditët e fundit, SHBA shpalli “non grata” dhe presidentin e Nikaraguas Daniel Ortega dhe disa zyrtarë të tjerë të vendit për korrupsion, shkatërrim të demokracisë dhe manipulim të zgjedhjeve.

Marrë nga “Al Jazeera”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sanksione sanksione

Sondazh

Poll