Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar: Me Lajçak vizitojmë së shpejti rajonin

12 Janar 2022, 19:28 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar: Me Lajçak vizitojmë së

SHBA – Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën Qendrore dhe Jugore Gabriel Escobar do të vizitojë së shpejti rajonin e Ballkanit Perëndimor së bashku me Të Dërguarin e Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. Lajmin ai e dha gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës”.

Për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Escobar tha se kjo çështje nuk me rëndësi vetëm për këto dy vende, por dhe për partnerët e tyre dhe rajonin. Ai vlerësoi kontributin e Shqipërisë në përparimin e Kosovës dhe Serbisë në marrëdhëniet mes tyre.

PJESË NGA INTERVISTA E GABRIEL ESCOBAR PËR “ZËRIN E AMERIKËS”

Zëri i Amerikës: Zoti Escobar, le të kalojmë tek Kosova. Vitin e kaluar nuk pati ndonjë përparim në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Madje pati një periudhë tensionesh të larta. SHBA dhe ju vetë e keni bërë të qartë se dëshironi që të realizohet sa më shpejt normalizimi i marrëdhënieve dhe arritja e një marrëveshjeje. Si mendon Uashingtoni që kjo mund të ndodhë, në kushtet e thellimit të hendekut mes dy vendeve?

Gabriel Escobar: Mbetet për t’u parë. Ne po e fillojmë këtë vit të ri me energji të ripërtërira dhe me një theks të ri për funksionimin e dialogut. Së shpejti do të bëj një udhëtim në rajon, së bashku me zotin Lajçak për të sinjalizuar mbështetjen tonë për dialogun dhe për të shfaqur angazhimin tonë në drejtim të funksionimit të dialogut. Është një dialog i udhëhequr nga BE-ja, por ne e mbështesim fuqimisht. Dhe unë shpresoj se do të bëjmë përparim. Por më duhet të them se në këtë drejtim, çështja e Serbisë dhe e Kosovës nuk ka lidhje thjesht me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, por edhe me kolegët tanë në rajon. Dhe në këtë drejtim do të thoja se Shqipëria ka qenë shumë e dobishme. Tirana flet me të dyja palët në mënyrë konstruktive dhe mbështet plotësisht përpjekjet tona për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme mes Serbisë dhe Kosovës, gjë që ne e vlerësojmë.

LAJMI KRYESOR: E PLOTË-SHBA kundër protestës: Dhuna s’mund të jetë mjet. S’dua të flas për Berishën

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-sebi gabriel escobar miroslav lajčák dialogu kosove-sebi gabriel escobar miroslav lajčák

Sondazh

Poll