Bota

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me masa të reja, synon legalizimin e marijuhanës

12 Janar 2022, 19:25 Nga DOSJA
Qeveria e Maqedonisë së Veriut me masa të reja, synon legalizimin

MAQEDONI E VERIUT – Programi qeveritar i dorëzuar nga mandatar Dimitar Kovaçevski, parasheh edhe legalizimin e marihuanës për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi.

Sipas Zhurnal, kjo është një nga pikat e shumta që përmban ky program, e që pritet të shtunën të marrë përkrahje në Kuvend, bashkë me përbërjen e re të kabinetit qeveritar. Kjo formë e legalizimt të marihuanës për herë të parë si ide u paraqit në fund të vitit 2020. Në qeveri thonë se paraprakisht do të hapet një debat më i gjerë në të cilin do të dëgjohen edhe idetë e organizatave joqeveritare dhe shoqatave të pacientëve. Debati do të intensifikohet gjatë vitit të ardhshëm.

Për momentin, Ligji parashikon kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Disa nga OJQ-të vendore mendojnë se përdorimi i marijuhanës duhet të dekriminalizohet për përdorim personal dhe të legalizohet për t’u definuar ligjërisht kultivimi dhe shitja. Sipas tyre, Kodi penal për momentin nuk ndëshkon perdorimin personal të marijuhanës por kjo është një praktikë e krijuar ndër vite mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë dhe Gjykatave.

“Dekriminalizim i kanabisit duhet të bëhej që dje. Është e vërtetë se është krijuar një praktikë e fuqishme sepse ligji aspak nuk penalizon. Në shtëpinë tuaj nëse përdorni kanabis kjo nuk është shkelje. Shkelje është nëse këtë e bëni në hapësirë publike dhe nëse prishni rendin dhe qetësinë”, tha Janaki Mitrovski, avokat dhe themelues i shoqatës për kanabis dhe politika të gjelbërta “Bilka”.

OJQ-të kërkojnë edhe rishikim të ligjit që lejon përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësoreç pacientëve t’u mundësohet përdorim preparatesh më cilësore dhe të shumëllojshme, të shtohet lista se për çfarë mund të përdoret kanabisi si trajtim dhe të jepet mundësi që këtë të mund ta bëjnë edhe mjekët privat, përveç atyre publik. Që nga legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe deri tani Ministria e Shëndetësisë ka ndarë rreth 60 licenca.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni kabineti i kovaçeskit legalizimi i kanabisit maqedoni e veriut kabineti i kovaçeskit legalizimi i kanabisit maqedoni e veriut

Sondazh

Poll