Bota

Bill Gates bën parashikimin: COVID mund të trajtohet si grip sezonal pas Omicron

12 Janar 2022, 18:28 Nga DOSJA
Bill Gates bën parashikimin: COVID mund të trajtohet si grip sezonal

SHBA – Një nga emrat më të mëdhenj të teknologjisë, Bill Gates tha se sheh një shpresë pas rasteve të shtuara me variantin Omicron se mund të jemi afër fundit të pandemisë së COVID në të gjithë botën.

Sipas Fortune, në një intervistë virtuale me pyetje dhe përgjigje në Tëitter , ish- CEO i Microsoft dhe themeluesi i Fondacionit Bill & Melinda Gates parashikoi që sapo Omicron të zgjerohet në komunitet, komuniteti do të shohë më pas shumë më pak raste, që do të thotë se COVID mund të trajtohet më shumë si grip sezonal.

“Një rritje e Omicron do të krijonte shumë imunitet të paktën për vitin e ardhshëm,” tha Gates, duke u dhënë popullatave një nivel të përkohshëm imuniteti.

Qeveritë në mbarë botën kanë filluar të konsiderojnë një zhvendosje eventuale drejt një qasjeje “të jetuarit me virusin” pra që e trajton COVID-19 si një sëmundje endemike. Një taktikë e tillë do ta menaxhonte koronavirusin si një kërcënim për popullatat vulnerabël si fëmijët dhe të moshuarit, por kryesisht duke lejuar pjesën tjetër të shoqërisë të vazhdojë jetën normale .

Disa nga vendet e para të goditura nga Omicron tashmë kanë filluar të shohin rënie të rasteve. Rastet në Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të parë, janë ulur ndjeshëm që nga kulmi i mesit të dhjetorit. Shkencëtarët kanë filluar të shohin tendenca të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, pjesërisht sepse rritja e shpejtë e rasteve të COVID do të thotë se ka më pak njerëz që virusi të infektojë.

Gates paralajmëroi, megjithatë, se sistemet shëndetësore do të sfidohen nga Omicron. Edhe pse varianti i ri është relativisht më i butë , spitalet mund të jenë ende të mbingarkuar nga numri i madh i rasteve të Omicron që kanë nevojë për kujdes mjekësor. Ndërsa shtrimet në SHBA COVID-19 arritën një rekord të lartë këtë javë, pacientët dhe stafi shëndetësor po raportojnë kohë më të gjata pritjeje përpara se të shtrohen në spital. Spitalet, si linjat ajrore dhe dyqanet ushqimore, janë dëmtuar nga mungesa e stafit pasi punëtorët me COVID-pozitiv qëndrojnë në shtëpi. Autoritetet shëndetësore amerikane po shqyrtojnë mundësinë e lejimit të stafit shëndetësor me COVID-pozitiv që të shkojë në punë nëse ka simptoma të lehta ose aspak për të ndihmuar në lehtësimin e mungesës së punëtorëve në spitale.

Figura publike si Gates dhe Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, kanë qenë subjekt i sulmeve në mediat sociale për këshillat e tyre për shëndetin publik. Në një seancë dëgjimore në Senat të martën, Fauci akuzoi senatori Rand Paul për përdorimin e një epidemie katastrofike për përfitime politike, duke treguar përdorimin e senatorit Fauci” si një taktikë për mbledhjen e fondeve. Fauci tha se një retorikë e tillë “ndez të çmendurit” dhe kishte çuar në kërcënime kundër tij dhe familjes së tij.

Shpresa e Gates se COVID më në fund do të dukej më shumë si grip nuk është e re. Në Forumin e Ekonomisë së Re të Bloomberg në Singapor në nëntor, Gates parashikoi se shkalla e shtrimit në spital dhe e vdekjeve nga COVID do të binte nën gripin sezonal deri në mesin e vitit 2022, duke supozuar se ndërkohë nuk do dilte asnjë variant i ri, më i rrezikshëm. Vetëm disa javë më vonë, shkencëtarët në Afrikën e Jugut njoftuan zbulimin e një varianti të ri, shumë të transmetueshëm të COVID: Omicron. Për momentin, Gates mendon se shfaqja e një varianti më të transmetueshëm se Omicron nuk ka të ngjarë. Por ai pret çdo surprizë.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bill gates gripi sezonal omicron bill gates gripi sezonal omicron

Sondazh

Poll