Bota

Boris Johnson kërkon falje pas skandalit: Nuk e dija, mendova se ishte darkë pune

12 Janar 2022, 14:51 Nga DOSJA
Boris Johnson kërkon falje pas skandalit: Nuk e dija, mendova se ishte

MBRETËRI E BASHKUAR Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka kërkuar falje pasi pranoi se mori pjesë në një festë me pije në kopshtin “Downing Street” gjatë karantinës së parë kombëtare të Anglisë.

Sipas The Guardian, nën presionin e madh nga deputetët, duke përfshirë ata të qeverisë së tij, për të konfirmuar nëse ai mori pjesë në një mbledhje me pije në “Numri 10” më 20 maj 2020, kryeministri tha se i vinte keq, por nuk e kishte kuptuar që festa ishte me pije dhe e kishte menduar si një mbledhje pune. Kryeministri pranoi se ai hyri në atë festë vetëm pas orës 18:00 më 20 maj 2020 për të falënderuar stafin përpara se të kthehej në zyrën e tij 25 minuta më vonë.

“Besova në mënyrë implicite se kjo ishte një ngjarje pune. E di zemërimin që ata ndjejnë me mua dhe me qeverinë që unë drejtoj kur mendojnë se në vetë Downing Street rregullat nuk ndiqen siç duhet nga njerëzit që bëjnë rregullat”, tha ai.

Duke pranuar tërbimin e publikut për incidentin, kryeministri tha se bëri gabim dhe se duhet të gjente një mënyrë tjetër për t’i falenderuar.

“Duhet t’i kisha kthyer të gjithë brenda. Duhet të gjeja një mënyrë tjetër për t’i falënderuar. Dhe megjithëse nuk mund të parashikoj përfundimet e hetimit aktual, kam mësuar mjaftueshëm për të ditur se ka gjëra që thjesht nuk i kemi bërë siç duhet, dhe unë duhet të marr përgjegjësinë”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pranimit të kryeministrit, Sir Keir Starmer, deputet i opozitës, i bëri thirrje Johnson që të bëjë gjënë e denjë dhe të japë dorëheqjen, duke e quajtur mbrojtjen e tij aq qesharake sa është në fakt ofenduese për popullin britanik. Kryeministri përsëriti se është një çështje e Sue Grey, nëpunësja e lartë civile që heton një sërë festash të raportuara në Downing Street dhe në Whitehall gjatë rrjedhës së vitit 2020, për të përcaktuar detajet e sakta të asaj që ndodhi.

Zemërimi publik vazhdon pas rrjedhjes së një emaili nga sekretari kryesor privat i Boris Johnson, Martin Reynolds, ku ftonte 100 veta staf të Doëning Street në një festë ku mudn të”sillni alkoolin tuaj” në kopshtin prapa “Nr 10” gjatë karantinës së parë të Anglisë më 20 maj 2020.  Scotland Yard ka thënë se është në kontakt me Zyrën e Kabinetit për akuzat e fundit.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 10 downing street boris johnson mbretëri e bashkuar 10 downing street boris johnson mbretëri e bashkuar

Sondazh

Poll