Bota

TRAGJEDI në Itali! Festuan ditëlindjen, gjenden nga peshkatari të vdekur 4 të rinj

12 Janar 2022, 08:20 Nga DOSJA
TRAGJEDI në Itali! Festuan ditëlindjen, gjenden nga peshkatari të

ITALI– Tragjedi në Itali. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 4 të rinj janë gjetur të vdekur. Tre djem dhe një vajzë, rreth të 20-tave, u gjetën nga një peshkatar, ndërkohë që makina e tyre ishte gjysmë e zhytur në bregun e lumit Trebbia në Calendasco, Piacentino.

Katër të rinjtë të cilët ishin banorë të zonës janë: Domenico Di Canio 22 vjeç, William Pagani 23 vjeç, Elisa Briçhi 20 vjeç, dhe Costantino Merli 22 vjeç.

Katër të rinjtë kishin kaluar mbrëmjen së bashku për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre. Ata festuan fillimisht në një lokal në San Nicolò, dhe më pas u zhvendosën në një vend tjetër në periferi të Piacenza-s. Më pas, duke u kthyer në shtëpitë e tyre përkatëse, kanë bërë një devijim përgjatë bregut të lumit, dhe më pas ka ndodhur aksidenti tragjik.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur nëse ngjarja ka qënë aksidentale apo e planifikuar nga dikush.

Burimi: Ilgorno.it

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota itali tragjedi ne itali vdesin 4 te rinj te itali itali tragjedi ne itali vdesin 4 te rinj te itali

Sondazh

Poll