Politike

Pas protestës së 8 Janarit, vendoset banderola në PD! Basha: Do ringrihemi

12 Janar 2022, 12:30 Nga DOSJA
Pas protestës së 8 Janarit, vendoset banderola në PD! Basha: Do

TIRANË– Partia Demokratike është rikthyer në pamjen e mëparshme. Pas trazirave që ndodhën me 8 Janar, tashmë në selinë e Partisë Demokratike janë vendosur dyer dhe dritare si dhe janë ngritur banderolat blu. Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një video nga ngritja e banderolës që sipas tij simbolizon ringritjen e partisë.

Basha publikon videon:

Partia Demokratike do rigrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Mes tyre është edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka. Vetë Basha e ish-kryeministri Berisha do të merren në pyetje nga prokuroria në lidhje me ngjarjen në fjalë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll