Politike

Përjashtimi i Berishës, mediat e huaja: ‘Rrëzohet’, stuhi politike në PD në Shqipëri

12 Janar 2022, 08:32 Nga DOSJA
Përjashtimi i Berishës, mediat e huaja: ‘Rrëzohet’,

TIRANË– Shkarkimi i ish-kryeministrit Sali Berisha përgjithmonë nga Partia Demokratike ka bërë jehonë në mediat e huaja. Mediat kryesore në Greqi, shkruajnë për shkarkimin e Berishës duke e cilësuar si një “stuhi” politike në Partinë Demokratike shqiptare. Disa të tjerë e cilësojnë largimin e Berishës nga PD si një rrëzim që iu është bërë.

‘Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se ka shkarkuar bashkëthemeluesin e saj Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i vendit, pas një konflikti të ashpër të brendshëm partiak.‘- shkruajnë disa nga mediat greke.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e dy ditëve më parë përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu. Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha perjashtohet nga pd perplasje ne partine demokratike sali berisha berisha perjashtohet nga pd perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll