Politike

Turi në Maqedoninë e Veriut, Meta: Kënaqësi të takoja liderin e opozitës

12 Janar 2022, 11:01 Nga DOSJA
Turi në Maqedoninë e Veriut, Meta: Kënaqësi të takoja

MAQEDONI E VERIUT – Në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, Presidenti Meta ka zhvilluar një takim me liderin e opozitës maqedonase, kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Meta shkruan me anë të një postimi në facebook, se gjatë këtij takimi u theksua roli i rëndësishëm i opozitës në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Kënaqësi të takoja liderin e opozitës kryesore maqedonase, Kryetarin e VMRO-DPMNE, z.Hristijan Mickoski. Shkëmbyem mendime të vyera për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe theksuam rolin e rëndësishëm të opozitës, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.Vlerësova angazhimin dhe kontributin e VMRO-DPMNE dhe të z.Mickoski në zhvillimet demokratike të viteve të fundit në vendin fqinj, si dhe vullnetin e shprehur për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve

LAJMI KRYESOR: Dita e dytë e vizitës/Meta takon Ahmetin e Kovaçevskin: Negociatat me BE sa më parë

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll