Politike

Balla: Zgjatja e Vettingut nevojë, këtë vit Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE

12 Janar 2022, 11:44 Nga DOSJA
Balla: Zgjatja e Vettingut nevojë, këtë vit Konferenca e

TIRANË – Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla, në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kuvendit, tregoi se kanë diskutuar në Konferencën e Kryetarëve mundësinë për shtyrjen e afateve të organeve të Vettingut.

Ai tha se ky hap duhet bërë sa më shpejt, ndërsa sa i përket agjendës politike, Balla tha se Shqipëria aspiron që të futet në Bashkimin Evropian dhe brenda këtij viti të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Dëshira ime është që puna të vijojë normalisht e ne të përmbushim detyrimet që Kuvendi ka. Përmbyllja e procesit të Vettingut, është diçka që nuk ka të bëjë me agjendën politike, por ka të bëjë me agjendën e rëndësishme të rrugës Evropiane të Shqipërisë. Viti 2022 është i rëndësishëm në këtë drejtim. Përgjatë këtij vitit do të kemi mundësi të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Unë mendoj që ka ardhur koha që Shqipëria ta mbajë domosdoshmërisht Konferencën e Parë Ndërqeveritare sepse s’ka asnjë pengesë. Unë besoj që pritshmëria e partnerëve, është që ne në frymën e një përgjegjësie të madhe që kemi ndaj fateve të vendit ta përmbyllim në datat e para të sesioneve për të shtyrë Vettingun. Ne kemi disktuar edhe për aspekte të tjera në Kryesi. Janë shumë projektligje që do të diskutohen. Janë depozituar shumë projektligje të tjera. Janë rreth 22 mijë zgjedhës, që kanë marrë iniciativën për ti propozuar Kuvendit dhe për një ligj për dhunën”, tha ndër të tjera në lidhje me këtë çështje, kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike konferenca e kryetareve taulant balla konferenca e kryetareve taulant balla

Sondazh

Poll