Politike

Fondet IPARD / Rama publikon videon, thirrje investitorëve: Ky është momenti!

12 Janar 2022, 07:44 Nga DOSJA
Fondet IPARD / Rama publikon videon, thirrje investitorëve: Ky

TIRANË – Kryeministri Rama ka publikuar një video në të cilën u bën thirrje të gjithë investitorëve në fushën e turizmit rural që të aplikojnë për të përfituar nga financimi i projekteve në fshat, përmes programit evropian IPARD.

Rama ka publikuar edhe një link që të çon në faqen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, nga ku të gjithë të interesuarit mund të bëjnë aplikimin e tyre për këto fonde. Në fund të postimit, Rama i uron shqiptarëve edhe një ditë të mbarë.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e katërt për financimin e projekteve në fshat, përmes programit europian IPARD, për të gjithë ata që duan të investojnë në fushën e turizmit rural, ky është momenti! Klikoni në linkun www.azhbr.gov.al dhe investoni për fshatin dhe familjen tuaj. Ditë të mbarë të gjithëve.”, shkruan Rama përbri videos.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ipard edi rama ipard

Sondazh

Poll