Politike

PËRJASHTIMET/ PD: Tre prej tyre organizuan dhunën në seli, drejtoheshin nga Noka

12 Janar 2022, 09:11 Nga DOSJA
PËRJASHTIMET/ PD: Tre prej tyre organizuan dhunën në seli,

TIRANË– Partia Demokratike ka ndarë një pamje nga selia e PD-së në momentin kur në oborrin e selisë po ndodhte protesta. PD me anë të një deklarate zyrtare shkruan se banda kriminale e Berishës bëri gjithçka për të goditur demokratët.

Partia Demokratike ka akuzuar drejtpërdrejt disa prej deputetëve dhe anëtarëve të saj të përjashtuar tashmë nga partia, si organizatorë deri në detaje të dhunës në protestën e 8 janarit para selisë. Mes të akuzuarve janë deputeti Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Grigels Muçollari.

“Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.’– shkruan PD në njoftimin zyrtar.

MESAZHI i PARTISË DEMOKRATIKE:

Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan. Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik. Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e dy ditëve më parë përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu. Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike partia demokratike perplasje ne partine demokratike partia demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll