Politike

Takim me Ramën në Vlorë? Deputeti i PD-së: Po, para dy muajsh (E vërteta e fotos)

11 Janar 2022, 22:11 Nga DOSJA
Takim me Ramën në Vlorë? Deputeti i PD-së: Po, para dy

TIRANË– Fotoja e deputetit të Partisë Demokratike Arbi Agalliu teksa ndodhej kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama qarkulloi në media pasditen e sotme. Imazhi u publikua në media si i shkrepur ditët e fundit, por kjo gjë u hodh poshtë nga vetë deputeti i Vlorës.

Në një prononcim për Abcnews, Agalliu tha se fotoja e qarkulluar këtë pasdite është e vërtetë, por bëhet fjalë për një takim të dy muajve më parë. Ai thotë se me formimin që ka, nuk e ka kompleks të përshëndesë këdo, por kjo gjë nuk tregon se me Ramën do të bëjë ‘pazare’.

“Nuk ka asgjë më shumë sesa duket në foton e nxjerrë si sensacion nga specialistët e manipulimit dhe të dhunës verbale e fizike. Është një përshëndetje 2 muaj më parë (13 nëntor), siç këmbehen 2 njerëz në të njëjtin mjedis dhe kaq! Në kulturën dhe formimin tim nuk kam asnjë kompleks të përshëndes këdo. Në jetën time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njerëz me bindje të ndryshme politike, me pozicione të ndryshme e statuse të ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale! Me Edi Ramën nuk kam bërë kurrë asnjë pazar, asnjë marrëveshje, asnjë cënim të interesit publik! Nga një anë më vjen keq që bëjnë qimen tra. Nga ana tjetër, më vjen mirë që kanë kaq shumë interes për aktivitetin tim politik dhe privat. Të tilla lajme të sajuara keq i konsideroj si përpjekje shumë idiote për shantazh! Le të vazhdojnë! Unë kam zgjedhur të punoj për një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe për vendin!”, deklaroi deputeti Agalliu.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arbi agalliu edi rama arbi agalliu edi rama

Sondazh

Poll