Bota

Tronditet Italia, militanti i ‘Forza Nuova’ mbulohet me flamur nazist në arkivol

12 Janar 2022, 07:59 Nga DOSJA
Tronditet Italia, militanti i ‘Forza Nuova’ mbulohet me flamur

ROMË – Mediat italiane kanë publikuar një video të bërë virale në rrjetet sociale jashtë një Kishe në Santa Lucia të Romës, ku shihet një arkivol i mbuluar me flamurin nazist, ndërsa turma e njerëzve që janë rreth tij thërrasin ‘I pranishëm’.

Videoja në fjalë i përket funeralit të Alessio Augello i njohur si “Tugsy”, një militant 44-vjeçar i partisë së ekstremit të djathtë “Forza Nuova”.

Autoritetet italiane njoftojnë se për ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa po punohet për identifikimin e pjesëmarrësve në këtë funeral.

Sipas mediave italiane, janë identifikuar eksponentë të ndryshëm të së djathtës ekstreme të Romës, ndërkohë që, vetë famullia u distancua nga ngjarja ndërsa kanë qenë të shumta komentet për përë shfaqje.

Marrë nga ilfattoquotidiano.it

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alessio augello flamuri nazist forza nuova rome alessio augello flamuri nazist forza nuova rome

Sondazh

Poll