Politike

U pezullua nga PD, Bumçi: Nuk ia kemi mbyllur derën Bashës, do zgjidhet kryesia e re

11 Janar 2022, 18:48 Nga DOSJA
U pezullua nga PD, Bumçi: Nuk ia kemi mbyllur derën Bashës, do

TIRANË – Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Aldo Bumçi reagoi pas pezullimit të përkohshëm nga PD ditën e djeshme. Ish-deputeti demokrat tha se mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha mund të bllokonin hyrjen e kryetarit të PD Lulzim Basha në PD, por nuk zgjodhën këtë mënyrë. Për sa i përket pezullimit të tij, Bumçi tha se nuk e njeh këtë vendim të Kryesisë së PD pasi kjo Kryesi është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021. Ai premtoi se do të zgjidhet kryesia e re në ditëte ardhshme.

Në lidhje me protestën e 8 janarit në selinë e PD, Bumçi përmendi se xhamat e PD u thyen qëllimisht nga brenda për të dëmtuar në kokë protestuesit.

Basha është pakicë poshtë 10%. Nuk ka ndodhur në 30 vite që të mbyllen dyert e PD. Ne nuk ia kemi mbyllur dyert Bashës. Do të zgjidhet kryesia e re, se s’ka më kryesi. Basha është shkarkuar nga PD.  Ne dinim të mblidheshim para PD dhe t’i bllokonim hyrjen. I shkruam letër para vitit të ri, që të lironte zyrën. Basha mund të marrë pjesë në zgjedhjet e reja. U thyen xhamat në katin e dytë që t’u binin protestuesve mbi kokë në 8 janar”, u shpreh ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e djeshme përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë:  Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aldo bumci mbledhja e kryesise se pd 10 janar 2022 perplasje ne partine demokratike aldo bumci mbledhja e kryesise se pd 10 janar 2022 perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll